Ervin Kaduku
Ministria e Financave ka përcaktuar, me anë të një udhëzimi të titullarit të saj, një fond të veçantë prej 1.3 miliardë lekësh ose afro 9.3 milionë euro për shpërblime apo ndihma të posaçme në favor të punonjësve të institucioneve dhe dikastereve qendrore gjatë vitit 2015. Në përputhje me një VKM të vitit 2010, fondi i veçantë në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet në masën 5% të fondit të pagave dhe përfshin vetëm fondin e pagave për numrin faktik organik të punonjësve buxhetorë. Në këtë fond nuk përfshihet fondi i pagave për punonjësit në listë pritjeje, me kontratë të përkohshme, për ushtarakët në reformë, për punonjësit në dispozicion, për pagesën e bashkëshortëve të ushtarakëve dhe atë të studentëve ushtarakë.
Fondi i veçantë përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për: shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë; shpërblimin e punonjësve në fund të vitit kalendarik; shpërblime të tjera, të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore; dhënie ndihmash të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe për raste të tjera e veprimtari social-kulturore.
Në ndihma të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera, të cilat përballohen nga fondi faktik i veçantë, përfshihen pagesat për rastet e vdekjes së punonjësit të institucionit. Pagesa i jepet familjes së punonjësit nga titullari i institucionit në masën e një page mujore, por jo më pak se 50.000 lekë; vdekjes së një anëtari të familjes së punonjësit (bashkëshorti/ja, prindërit apo fëmijët). Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 30.000 lekë, për çdo rast; sëmundjeve të rënda të punonjësit, kur kërkohet një ndërhyrje kirurgjikale apo një trajtim mjekësor i gjatë. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 50.000 lekë, për çdo rast; daljes së punonjësve në pension pleqërie. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në masën e një page mujore.
Fondi i veçantë i njësive shpenzuese nuk është pjesë e fondit të pagave, pasi ky fond alokohet dhe përdoret me miratim të Ministrit të Financave. Limiti maksimal i fondit të veçantë, i parashikuar për t’u përdorur për çdo njësi të qeverisjes qendrore, është përcaktuar në tabelën e mëposhtme.
Njësitë e qeverisjes qendrore njoftojnë të gjitha njësitë shpenzuese të varësisë për limitin maksimal të fondit të veçantë për t’u shpenzuar prej tyre.
Kërkesat për përdorimin e fondit të veçantë, brenda limitit të njoftuar, do të paraqiten rast pas rasti nga njësitë e qeverisjes qendrore tek nëpunësi i parë autorizues, i cili i shqyrton nëpërmjet strukturës përgjegjëse për buxhetin dhe propozon për miratim tek Ministri i Financave. Kjo kërkesë duhet të përmbajë edhe informacionin lidhur me shumën e përdorur nga fondi i veçantë deri në momentin e paraqitjes së kësaj kërkese.
Emërtimi i Ministrisë /Institucionit Buxhetor
Fondi i veçantë
Presidenca
1.074.000
Kuvendi
3.618.000
Kryeministria
3.208.000
Ministria Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë Sipërmarrjes
6.190.000
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
30.202.000
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
5.794.000
Ministria e Financave
100,499.000
Ministria e Arsimit dhe Sportit
541.162.000
Ministria e Kulturës
14.317.000
Ministria e Shëndetësisë
48.956.000
Ministria e Drejtësisë
67.343.000
Ministria e Punëve të Jashtme
1.993.000
Ministria e Brendshme
207.485.000
Ministria e Mbrojtjes
127.139.000
Shërbimi Informativ Shtetëror
12.903.000
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
1.964.000
Akademia e Shkencës
410.000
Kontrolli Lartë i Shtetit
2,417.000
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
40.067.000
Ministria e Mjedisit
17.624.000
Prokuroria e Përgjithshme
11.985.000
Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor
18.924.000
Gjykata Kushtetuese
763.000
Agjencia Telegrafike Shqiptare
565.000
Instituti Statistikës
3.335.000
Shkolla e Magjistraturës
339.000
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
127.000
Këshilli i Lartë i Drejtësisë
707.000
Avokati i Popullit
721.000
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
438.000
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
777.000
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave
848.000
Autoriteti i Konkurrencës
523.000
Ministria e Integrimit
1.470.000
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit
85.000
Institucione të tjera Qeveritare
5.582.000
Agjencia Kombëtare Shoqërisë Informacionit
1.003.000
Agjencia Kombëtare e Certifikimit Elektronik
127.000
Drejtoria Sigurimit të Informacionit Klasifikuar
424.000
Agjencia e Prokurimit Publik
396.000
Komiteti Shtetëror i Minoriteteve
113.000
Agjencia Kombëtare e Teknologjisë dhe Inovacionit
212.000
Komisioni i Prokurimit Publik
283.000
Inspektorati Qendror
212.000
Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike
85.000
Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG)
410.000
Departamenti i Administratës Publike
608.000
Sekretariati I Ujit
325.000
Shkolla e Administratës Publike
240.000
ADISA
1.145.000
Mbështetje për shoqërinë civile
184.000
Komisioneri për te Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
495.000
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
325.000
Instituti i studimeve të krimeve të komunizmit
212.000
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
5.893.000
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
11.335.000





