Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovë, është pritur me nderime të larta ushtarake në Gjermani, ku po zhvillon jë vizitë zyrtare së bashku me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.
– Kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, ku pritet të takojë edhe kancelaren Angela Merkel.
Ai ka mbërritur ditën e sotme në Gjermani, ku është pritur me nderime të larta ushtarake, ndërsa shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Lajmi është bërë me anë të një postimi në rrjetet sociale nga vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Sapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët!”-shkruan mes tjerash kryeministri.




