Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, deklaroi se PD-ja është ende në kohë që t’i regjistrojë kandidatët e saj.
I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Manja theksoi se marrëzia e protestave të opozitës po i pengon qytetarët në jetën e tyre të përditshme.
Sipas tij, ka ardhur koha që qytetarët e Tiranës të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike.
‘PD-ja është në kohë, le të shkojë t’i regjistrojë kandidatët. Edhe për protestat tani, ka adhur koha në Tiranë të ketë një tubim paqësor të qytetarëve të Tiranës. Marrëzia e protestave po i pengon qytetarët të shkojnë në punë, në shkollë. Qytetarët e Tiranës ka ardhur koha të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike’, tha deputeti Ulsi Manja.




