Faturat e  energjisë/ Rama:Nëse çmimi rritet me 22% dal në protestë, Basha: Ul çmimin, ndryshe vjen protesta tek ty

Erneta Shevroja

Akuza dhe kundërakuza mes shefit të qeverisë Rama dhe kreut të opozitës Basha për rritjen e çmimit të energjisë

rama basha4Rrija e çmimit të energjisë dhe mungesa e një përgjigje përfundimatare se si do të jetë ndryshimi nga çmimi aktual është kthyer në një çëshjte thelbësore jo vetëm në opinion por edhe ndërmjet partive politike. Ndërsa Partia Demokratike akzuzon qeverinë se ka rritur çmimin e energjisë deri në masën e 22 për qind më shumë, kjo shifër mohohet nga qeveria që pretendon se ka mesatarizuar çmimin e energjisë dhe nuk e ka rritur atë. Kështu, gjatë ditës së djeshme PD-ja deklaroi se “zyrtarisht e firmosur nga qeveria është kërkesa për ta çuar tarifën e çdo fundmuaji për pjesën më të madhe të shqiptarëve, të paktën 22 për qind më shumë.”

 

Rama

Në përgjigje ndaj kësaj deklarate që u bë nga sekretari organizativ i partisë Enno Bozdo, reagoi kryeministri. Ai mohoi rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vlerën e 22 për qindëshit. Nëse është kjo rritje deklaroi kryeministri Edi Rama nëpërmejt profilit të tij në Facebook, atëherë do të jem unë i pari që do të dalë dhe do të protesojë. Sipas kryeministri akuzat e opozitës nuk janë gjë tjetër veç shpifje për të ndikuar tek njerëzit. “Nese çmimi i energjisë ju rritet 22% do dal edhe unë në protest.  Po nëse jo ku do shkojnë ata që veç shpifin përdite për t’ju helmuar”, u shpreh shefi i qeverisë nëpërmjet profilit në rrjetin social Facebook.

 

Basha

Këtë deklaratë të kryeministrit Rama, kreu i opozitës, Lulzim Basha e cilësoi moral dhe një lojë mes institucioneve nën varësi të qeverisë. Basha u shpreh se kryeministri rama ka 2 muaj që po luan dhe  nuk iu përgjigjet pyetjejs së qytetarëve sa do të rritet çmimi i energjisë. Kryemashtruesi na ben moral! Ka 2 muaj qe luan kukafshehti me ministrin e tij te energjise dhe nuk i pergjigjet pyetjes se shqiptareve: Sa do rritet çmimi i energjisë?”- shkroi kryeopzitari Basha  në rrjetin social Facebook. Ndërkohë, Basha kujtoi se një ndër premtimet e socialistëve në fushatë ka qenë ulja e çmimit të energjisë, në një kohë kur OSSHE-ja dhe Ministria e Energjitikës, gënjejnë duke e quajtur rritjen e çmimit mesatarizim. “Shqiptarët nuk harrojnë se në fushatë premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë; Por OSHEE dhe Minstria e Energjitikës, të dyja nën komandën e kryeministrit kanë kërkuar rritje të çmimit. Kryemashtruesi dhe megafonet e tij e quajnë mesatarizim”, reagoi kreu i PD-së.  Të gjitha deklaratat që janë dhënë, sipas Bashës janë një lojë me qytetarët që po vuajnë. Kreu i opozitës edhe një herë i bëri thirrje qeverisë që të ulë çmimin e energjisë dhe  të mos rrris taksat. “Lëri lojërat me nervat e sfilitura të njerëzve që po vuajnë! Ule çmimin e energjisë siç premtove! Mos rrit taksat! Hap vende pune dhe jo plagë të reja sociale! Përndryshe mos u lodh të vish në protestë. Po vjen protesta tek ty! Më e madhe se kurrë më parë”,- tha Basha.

 

PD: Rama tallet me qytetarët, i jep dorë miqve të tij, ai merr shpirtin shqiptarëve

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se zyrtarisht ka kërkuar të rrisë çmimin e energjisë elektrike me 22 për qind. Nga ana tjetër, kompania OSHEE, sipas PD-së, 100 për qind në pronësi të qeverisë, kërkon një rritje çmimi më shumë se 60%. Këtë, Partia Demokatike e cilësoi si një tallje masive me qytetarët. “Duke dërguar sinjale të paqarta, në mungesë totale të transparencës, në errësirë të plotë për disa muaj, Edi Rama në fakt gatoi rritjen e çmimit. Zyrtarisht, qeveria ka kërkuar të rrisë çmimin e energjisë elektrike me 22 për qind. Nga ana tjetër, kompania OSHEE, 100 për qind në pronësi të qeverisë, pra përsëri qeveria, kërkon një rritje çmimi më shumë se 60%. Një tallje masive për shqiptaret, të cilët tashmë e kanë kuptuar se cmimi përfundimisht do të rritet”, u shpreh sekretari organizativ i partisë, Enno Bozdo. Sipas Bozdos, kjo rritje me 22 për qind do të prek më shumë shtresat e varfra ndërsa kryeministri vijon të fshihet tha sekretari organizativ i partisë. “Një rritje që prek drejtpërdrejt ata që nuk kanë, pra më shumë se 76 përqind të qytetarëve”-, tha Bozddo nga selia e PD-së ndërsa vijoi: “Edi Rama vazhdon të fshihet. Nuk jep asnjë shpjegim. Siç nuk bëri transparencë për një nga aferat më të mëdha në rajon e më gjërë, faljen e 600 milionë eurove ndaj kompanisë CEZ. Eshtë aferë e pastër ku Rama është përfshirë, pasi këto 600 milionë euro ishin fatura të pranuara nga kompania ceke, e cila duhej t’ia shlyente shtetit shqiptar”. Bozdo akuzoi shefin e qeverisë se favorizon miqtë e tij por nga ana tjetër po ndështkon qytetarët me fatura abuzive me kamatvonesa mbi faturat abuzive. “Ia dha Edi Rama me një dorë miqve të tij, por po u merr shpirtin qytetarëve të vendit, me fatura abuzive, me kamatvonesa mbi faturat abuzive e tani së fundmi, si qershia mbi tortë, me rritjen e çmimit të energjisë”- tha sekretari organizativ.

 

Energjia,/ Protestë në Durrës dhe Peqin, banorët kërkojnë faljen e kamatvonesave

Banorë të zonës së ish-Kënetës në Durrës kanë dalë në protestë për herë të  dytën herë brenda pak ditësh kundër ndërprerjes së energjisë elektrike dhe masave të marra nga OSHEE për debitorët. Me pankarta në duar, banorët u shprehën se nuk kanë mundësi për të paguar energjinë e konsumuar. Ata kërkojnë faljen e kamatvonesave, pasi janë familje ku dominon papunësia. Kanë qenë të shumta forcat e policisë të pranishme për mbarëvajtjen e protestës. Banorët e ish-Kënetës kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës në rast se nuk do të rishihen rastet e tyre.

Protesta të kësaj natyre ka pasur edhe në Peqin, ku banorët kanë kundërshtuar arrestimet në kuadër të aksionit për debitorët ndaj OSHEE. Aksioni mbarëkombëtar i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon prej mëse një muaji, ku në pranga kanë rënë dhjetëra familjarë dhe pronarë biznesesh, por edhe punonjës të OSHEE për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre.

 

Dita e Rinisë, koncert në Qytet Studenti

Dita e Rinisë sot shënon 24-vjetorin e saj, me rastin e së cilës do të organizohet dhe një koncert festiv në Qytetë Studenti nga Partia Demokratike. Ka qenë vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka njoftuar dhe për dy aktivitetet që ka planifikuar PD për të festuar këtë ditë. Më konkretisht, në orën 11:00 do të zhvillohet Forumi i Hapur tek Kinoteatri, Qyteti Studenti.  Në këtë aktivitet do të zhvillohet një dialog i hapur me studentët. Ndërsa në orën 18:00 do të zhvillohet koncerti në sheshin “Demokracia”, Qyteti Studenti, ku pritet të këndojnë këngëtarë të zhanrit të rokut. Kështu, bëhet e ditur se në këtë koncert do të këndojë, Eugent Bushpepa, Renis Gjoka etj. Ndërkaq, në datën 8 dhjetor të vitit 1990, në Qytetin Studenti nisën protestat e para të studentëve dhe disa pedagogëve të universitetit të Tiranës. Protesta u shoqërua dhe me grevën e urisë, e cila kërkonte heqjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha nga sheshi “Skënderbej”, si dhe lejimin e pluralizmit në Shqipëri.

Share it :