Humbin jetën 11 persona në Itali/ Rreziku nga vaksina “Fluad”, Ministria e Shëndetsisë: Nuk është vaksinuar asnjë person

Tri vaksinat që përdoren në Shqipëri

Përbërjet që kanë vaksinat në vendin tonë

vaksina e ndaluarPërdorimi i vaksinës “Fluad”, ka sjellë vdekjen e 11 personave në Itali, dhe sipas mediave kjo vaksinë është shpërndarë edhe në Shqipëri. Por, për Ministrinë e Shëndetësisë një vaksinë e tillë nuk është hedhur në treg asnjëherë në vendin tonë. “Ministria e Shëndetësisë thekson kjo lloj vaksine nuk është importuar në Shqipëri. Aktualisht, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) ka autorizuar importin e tre vaksinave të mëposhtme: Vaxigrip – prodhim i Sanofi Pasteur, importuar nga Imifarma; Fluarix – prodhim i GSK, importuar nga Rejsi Farma dhe Avicena dhe Influvac – prodhim i Abbott, importuar nga Fufarma, Deltapharma­al dhe Megaparm”, – thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shendetësisë. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë thekson se OBSH rekomandon si më poshtë për përbërjen e viruseve të Gripit në vaksinat që do të përdoren në hemisferën veriore në sezonin e Gripit 2014 -2015: A/California/7/2009 (H1N1)pdm09-like virus;  A/Texas/50/2012 (H3N2)-like virus; B/Massachusetts/2/2012-like virus; Agjencia e Farmacistëve Italiane, ka njoftuar se numri i personave të vdekur është rritur në 11 pas përdorimit të vaksinës kundër gripit. Po hetohet nëse rastet e vdekjes janë shkaktuar nga efektet anësore të vaksinës apo nga ndonjë shkak tjetër. Agjencia e Farmacistëve Italiane ka vendosur të ndalojë përdorimin e vaksinës dhe rikthimin e dy pjesëve të dyshuara.

 

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetsisë të reagojë për rastin në fjalë pasi sipas saj kjo vaksinë përbën nëj rrezik për shqiptarët. Sipas ZMK-s, asnjë qytetarë nuk duhet të vaksinohet me këtë lloj vaksine. “Mos përdorni vaksinën Fluad (të prodhuara nga shtëpia Farmaceutike Novartis)! Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve  kërkon reagim të menjëhershëm! A ka në treg dhe a e kanë përdorur këtë vaksinë antigrip shqiptarët dhe sidomos të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare, diabet, etj këtë vaksinë? Në Itali – Ministria e Shendetesise ka dhënë alarmim dhe tërhequr nga tregu të gjithe flakonet e “vaksinës kundër gripit” – Flaurd, të prodhuara nga shtepia Farmaceutike Novartis. Janë 11 viktimat, kryesisht të moshuar me sëmumdje kardiovaskolare, diabet etj. Komisioni Europian ka hapur proces hetimor ndaj shtëpisë farmaceutike prodhuese”, – thuhet në një njoftim të Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

 

Precedenti i “Novartis”

Shtëpia Faramaceutike Novartis ka reaguar menjëherë pas bllokimit të vaksinës dhe nisjes së hetimeve duke thënë që është e gatshme për të dhënë çdo informacion. Kjo nuk është hera e parë që shtëpia farmaceutike Novartis hetohet. Në vitin 2012 Ministria e Shëndetsisë në Italia hoqi nga tregu 4 vaksina për disa efekte anësore që jepnin për shëndetin e njerëzve, sidomos të moshuarve dhe personave që vuanin nga sëmundje të ndryshme.

 

Share it :