Qëndra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka publikuar aktivitetet ku mund të marrin pjesë mjekët, farmacistët dhe infermjerët për të fituar kreditet e kërkuara nga Ministria e Shëndetsisë. Sipas QKEV në 21 dhjetor 2014, Tiranë zhvillohet konferenca “Mjekësia e Emergjencës”. Kategoria e pjesëmarrësve: Mjek, Menaxher/Drejtor . 24 Dhjetor 2014, Ëorkshop “International Hypospadias Ëorkshop Live Surgeries me Prof. Ahmet Hadidi”. Kategoria e pjesëmarrësve: Mjek nga Kirurgjia Pediatrike, Kirurgjia e Përgjithshme dhe Kirurgjia Urologjike. 19 dhjetor 2014 Durrës Konferenca e V infermieristike”. Kategoria e pjesëmarrësve: Mjek, Infermier. 13 dhjetor 2014, Elbasan Trajnim “ BLS-D ”. Kategoria e pjesëmarrësve: Mjek, Infermier. 12,13,14 Dhjetor 2014 Trajnim “Kurs Formimi mbi Hidrokineziterapine”. Kategoria e pjesëmarrësve: Fizioterapist. Infermierët e kujdesit shëndetësor nuk kanë detyrime ndaj Programit të Ricertifikimit. 12 dhjetor 2014, Elbasan “Menaxhimi i të sëmurit terminal dhe dinamika e fundit të jetës ”. Kategoria e pjesëmarrësve: Infermier. 2 Dhjetor 2014, “Konferenca Shkencore Ndërkombëtare mbi Kirurgjinë rikonstruktive të fytyrës”. Kategoria e pjesëmarrësve: Mjek OMF Stomatolog. 11 -13 dhjetor 2014 Edukimi në Vazhdim i Mjekëve dhe Farmacistëve për të rejat në trajtimin e patologjive bazë, preparatet e reja, dozat , kombinimet dhe efektet anësore. Kategoria e pjesëmarrësve: Mjek Farmacistë. 6-7 Dhjetor 2014, “Human Taping-Moduli 1”. Kategoria e pjesëmarrësve: Mjek Doktor, Fizioterapist, Student në mjekësi, fizioterapi, osteopat, kiropraktor. Trajnim “Situata Epidemiologjike e Gripit, në Shqipëri, dhe përforcimi i survejancës. Vendi i organizimit: Qëndra Shëndetësore nr 1. Kategoria e pjesëmarrësve: Mjek, Infermierë. Ndërkohë Qëndra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim kujton edhe njëherë se infermierët që punojnë në sistemin shëndetësor nuk marrin pjesë në Programin e Ricertifikimit 2010 -2014 e për pasojë nuk kanë detyrim ligjor për të mbledhur kredite. “Ata mund të marrin pjesë në aktivitete të edukimit në vazhdim që rrisin dhe përmirësojnë cilësinë e shërbimit të tyre vetëm nëse dëshirojnë”, – thuhet në një njoftim të QKEV.
Studimi/ Meshkujve që u bien flokët kanë probleme me zemrën
Meshkujt të cilët fillojnë të humbin flokët në majë të kokës sipas gjasave kanë probleme me zemrën, pohohet në studimin e ri të cilin e kanë kryer shkencëtarët japonezë. Hulumtimi në të cilën kanë marrë pjesë madje 37.000 njerëz ka treguar që 32 për qind e meshkujve tullacë kanë mundësi më të madhe nga sëmundjet koronare të zemrës. Pas hulumtimeve disavjeçare shkencëtarët nga Universiteti në Tokio kanë konstatuar që meshkujt të cilët fillojnë të humbin flokët në majë të kokë jo rrallë kanë probleme të zemrës. Sigurisht, parasysh është marrë edhe mosha e tyre dhe historia e sëmundjes në familje. “Kemi konstatuar që ekziston lidhja në mes humbjes së flokëve në majë të kokës dhe rrezikut nga sëmundja koronare e zemrës. Sigurisht, kjo është e ndërlidhur, por megjithatë duhet të theksojmë që pirja e duhanit, trashja dhe kolesterina dhe tensioni i gjakut i lartë shumë më shumë e rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës”, – ka thënë udhëheqësi i studimit, Tomohide Yamada. Ai ka shtuar që meshkujt e rinj të cilët fillojnë të humbin flokët në majë të kokës kanë nevojë të punojnë në stilin e tyre të jetesës dhe të fillojnë të ndryshojnë shprehitë e jetesës dhe të jetojnë sa më shëndetshëm. Megjithatë, mjekët kanë theksuar që meshkujt që bëhen tullacë nuk kanë nevojë të shqetësohen për së tepërmi për rezultatin e studimit. “Nevojiten hulumtime shtesë për t’u konstatuar në të vërtetë që ekziston lidhja në mes humbjes së flokëve dhe rrezikut nga sëmundjet zemrës. Gjithsesi, konsideroj që për meshkujt është shumë më mirë të kthejnë vëmendjen nga beli i tyre, respektivisht pesha, në vend se nga flokët. Meshkujt vështirë që mund të bëjnë diçka në lidhje me atë që humbin flokët, veçanërisht nëse është trashëguese, por duhen të dinë që me siguri mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës ashtu që do të ndalin duhanin, kujdesen për peshën dhe ushqehen shëndetshëm”, – tha Dr. Doireann Maddock.





