Alergjia nga bari njihet edhe si rinit-alergjik. Zakonisht është një gjendje stinore dhe që rëndohet nga disa polene dhe fara barërash. Simptomat e alergjisë nga bari përfshijnë teshtima, rrufë, kongjestione nazale, kruajtje në hundë, sy të përlotur dhe kruajtje në gojë (hapësira e gojës). Disa njerëz mund të kenë edhe simptoma në hundë edhe në sy, ndërsa të tjerë kanë kryesisht ose njërën ose tjetrën. Nëse simptomat nazale janë të kontrollueshme, atëherë kjo shpesh ndihmon edhe në simptomat e syve.
Trajtimi i alergjisë së barit
Shumë njerëz ndiejnë simptoma shumë të rënda të alergjisë nga bari (riniti-alergjik stinor) në pranverë. Kjo për shkak të alergjisë, zakonisht nga poleni i llojeve të caktuara të barërave. Në disa raste, teknikat moderne të testimit bëjnë të mundur identifikimin e llojit të barërave që shkaktojnë alergjinë te individë të ndryshëm. Alergjia mund të trajtohet me imunoterapi. Kjo përfshin marrjen e një miksture të atyre ndaj të cilave personi është alergjik, në mënyrë të rregullt në sasi të vogla me rritje graduale të dozës. Kjo zakonisht merret me anë të injeksioneve në intervale javore për disa muaj. Është vënë re se për disa pacientë të identifikuar me alergji të forta shkaktuar nga poleni i barit, imunoterapia mund të reduktojë shumë simptomat për një periudhë deri në 3 vite. Pas kësaj një kurs tjetër injeksionesh mund të përsëritet pas disa vitesh, ose të bëhen injeksione të rregullta përforcuese për të mirëmbajtur imunitetin. Imunoterapia është procedurë që konsumon shumë kohë, kështu që trajtimi në përgjithësi limitohet tek ata që kanë alergji të rëndë nga bari që nuk kontrollohet dot mirë me ilaçe siç janë sprajet hundor dhe antihistaminat. Nëse keni alergji të rëndë nga bari, me simptoma si teshtima, rrufë në hundë dhe kruajtje në sy, diskutoni me doktorin mundësinë e bërjes së testi-t. Mund të jeni me fat nga kjo ndihmë.
Kur duhet të merret këshillë mjekësore?
Këshilla mjekësore për alergjinë e barit duhet të merret nëse:
-Keni frymëmarrje të shkurtër, kollë, ose frymëmarrje të vështirësuar që mund të jetë astmë;
-Keni gjëndra të fryra dhe/ose dhimbje koke të vazhdueshme, që mund të sugjerojë se ka infeksion;
-Keni ngjyrë të verdhë ose qelbëzime midis zonës së syve dhe hundëve;
-Keni prekje të njërës anë të hundës ose syve;
-Keni dhimbje në veshë
Portokalli forcon kockat dhe imunitetin
Portokajtë janë të pasur me vitaminë C dhe vitaminë A. Ato ndihmojnë tretjen, forcojnë qarkullimin e gjakut dhe zemrën. Por, edhe pse të gjithë e preferojmë lëngun e tyre, më e mira është t’i hamë të plota. Portokalli pastron gjakun dhe përmirëson qarkullimin e tij, pastaj ka ndikim pozitiv në mineralizimin e kockave. Portokajtë janë të pasur me kalcium, i cili është elementi më i rëndësishëm për të pasur kocka dhe dhëmbë të shëndetshme. Vitamina C, po ashtu e pranishme në sasi të lartë në të gjitha agrumet, stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut në organizëm, duke përmirësuar kështu imunitetin. Po ashtu, nëse dëshironi të parandaloni infeksionet virusale, hani vazhdimisht portokaj. Përveç kësaj, konsumi i rregullt i portokajve ul edhe rrezikun për të zhvilluar gurrëz në veshka. Megjithatë nëse për ndonjë arsye shëndetësore portokalli tretet vështirë nga organet tuaja të tretjes, preferohet ta zëvendësoni atë me qitro.





