Rama në konferencë: Me Serbinë u thye akullnaja

rama16-300x163Pas kthimit nga Serbia, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë shtypi në Kryeministri.

Ai ka thënë para gazetarëve se vizita e tij në Serbi ishte një thyerje kaulli.

Ai e ka cilësuar këtë vizitë “me rëndësi historike, që e ka përmbushur plotësisht qëllimin e saj për sa na takon”.

Në lidhje me reagimin e palës tjetër, Rama ka thënë:

“Ndjej keqardhje për një fakt shumë të thjeshtë për reagimin e palës tjetër.

Nuk ka si të mos vijë keq kur sheh njerëz që përpiqen ta mbulojnë diellin me shohë apo që e kanë të pamundur të hapin sytë për të parë një realitet që është në sytë e të gjithëve.

Përtej kësaj nuk ka nevojë të shtojmë më batuta. Se shumë batuta do më vinin në vend për punë e shkopit se çfarë mund të bëjë kolegu im. Por ai e ka përdorur si metaforë dhe të mos hyjmë në historira shkopinjsh.

Nuk kam asnjë problem të shkoj në Beograd, dhe shpresoj që as ata të mos kenë problem që unë të shkoj në Beograd, sepse janë ata që duhet ta zgjidhin si një problem të madh të së ardhmes së shkuarës së tyre”, tha Rama.

Në lidhje me darkën e zhvilluar me kryeministrin serb, Rama ka thënë se ka qenë pala shqiptare që ka insistuar për të.

“Darka me Vuçiç ishte një këmbëngulje nga ana jonë, në mënyrë që të nënshkruanim marrëveshje të detajuar dhe me përmbajtje, dhe jo të përgjithshme”, tha Rama.

Ai iu përgjigj edhe akuzave të Berishës, se serbët e poshtëruan atë, pasi nuk u shfaq flamuri shqiptar:

“Unë nuk mund ta besoj dot që paraardhësi im ta ketë dëshiruar një poshtërim të kryeministrit shqiptar në Beograd.

Por, Garda e Republikës së Serbisë nuk mund të mbajë flamurin e Shqipërisë, ashtu si Garda jonë nuk mund të mbajë flamurin e Serbisë.

Kjo është një çështje protokolli.

Por, kjo është çështje moshe dhe me kalimin e moshës, ke rrjedhje kujtese.

Por, për shkak të moshës, jemi të detyruar t’i respektojmë të moshuarit për humbjen e kujtesës. Unë nuk ia marr për keq.

Ndërsa përsa i përket vizitës së Vuçiç, unë besoj se ajo do të ndodhë. Shpresoj që të ndodhë vitin e ardhshëm dhe jo pas 68 vjetësh”.

 

 

 

Share it :