25 vjet nga rënia e  Murit të Berlinit/  Basha:Në këmbë kundër mureve të reja të paligjshmërisë, varfërisë dhe krimit

basha muri i berlinitMijëra qytetarë të Tiranës kanë përkujtuar dje 25-vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka theksuar se 9 nëntori 1989, dita e rrëzimit të Murit të Berlinit, ka shijen e një profecie dhe të një bekimi. “Epoka jonë, e lirisë dhe demokracisë,- tha zoti Basha, është e lidhur pazgjidhshmërisht me rënien e Murit të Berlinit dhe me fundin e komunizmit në Europë.”  Një fakt tjetër që e ka bërë evident kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh edhe të pozitës ka qenë heshtja  mazhorancës për përkujtimin e rënies së Murit të Berlinit. “Kjo është një pyetje që i bëjmë sot vetes e duhet t’ia bëjmë atyre, që me heshtjen e tyre, me harresën e tyre, me shpërfilljen e tyre ndaj kësaj date simbolike që e feston gjithë Europa, demaskojnë synimet e tyre për të rivendosur në Shqipëri një tjetër mur që ndan shqiptarët midis atyre që gëzojnë barazinë para ligjit dhe atyre që nuk e gëzojnë atë”,- theksoi Basha. Kryeopozitari Basha ka theksuar se shteti i të padrejtës përballë shtetit të së drejtës është dilema në të cilën po e vendos kjo mazhorancë sot me sjelljet e saj arbitrare shoqërinë shqiptare. Duke përkujtuar këtë ngjarje të madhe të shekullit në hyrje të bllokut famëkeq ku qendrojnë sot si kujtesë për çdo shqiptar, një copë nga muri i Berlinit, bunkeri dhe galeria e Spaçit, Basha ka theksuar se shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë më mure. “Ndaj sonte duhet të kujtojmë dhe të mos harrojmë për asnjë çast, se liria ngadhnjeu mbi tiraninë dhe marrëzinë e saj për shkak të forcës dhe vlerave të lirisë dhe njerëzve të lirë në shpirt dhe në zemrat e tyre. Me këtë vetdije, le ta festojmë edhe ne si gjithë evropianët sonte këtë ngjarje të madhe të shekullit të kaluar e le të rizotohemi këtu, në hyrje të bllokut famëkeq shqiptar, kurrë më mure, kurrë më tirani!”, – ka nënvizuar Basha. Ndërkaq, Presidenti Nishani ka nënvizuar në mesazhin e tij se duhet lihen mënjanë sherret dhe të respektohen institucionit.

 

 

 

 

Share it :