As Elvana nuk i reziston dot bisturisë

elvana_10Edhe Elvana Gjata nuk u ka shpëtuar dot ndërhyrjeve, ndërsa nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale duket një ndryshim evident tek buzët e saj. Teksa krahason dy foto me një diferencë në kohë, shikon se buzët e Elvanës janë më të fryra. Se sa e vërtetë është kjo, ju mbetet ju të bëni diferencën nga fotot në fjalë.

 

Noizy nga spitali: Faleminderit Zot!

noizyspital1Aksidentohet këngëtari Rigels Rajku – Noizy. Këngëtari Noizy përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar fansat e tij se është mirë. “Jam ende gjallë. Faleminderit Zot, faleminderit të gjithëve”, – ka shkruar Noizy.

 

 Zanfina shton familjen

10382653_963498103664024_1962833722388878570_nZanfina Ismajli sapo ka adoptuar një mace, e cila është edhe kafsha e katërt me radhë që ajo ka në shtëpinë e saj. E ky numër kaq i madh kafshëve rrit dhe përgjegjësinë e kujdesit për ta, por duket se kjo gjë nuk është problem për këngëtaren pasi që ajo këtë gjë e bënë me shumë dëshirë. Ka shumë dashuri për kafshët e sidomos për qenushët. Por këngëtarja Zanfina Ismaili ditëve të fundit në familjen e saj ka sjell edhe një mace. Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social “Twtter”, ku para vetes kishe vendosur macen që sipas saj është e posa adoptuar. Përveç fotografisë, ajo ka lënë edhe një shkrim me të cilin shpreh lumturinë që tani ka bërë katër kafshë. “My new adopted cat. Now I have 4 animals lol”, – ishte shkrimi mbi foto. Ajo kohë më parë ka paralajmëruar për ardhjen e maces përmes një tjetër shkrimi ku ka thënë se të gjithë duhet të jenë të mirë me kafshët sepse ato meritojnë kujdesin tonë dhe se ato janë shumë humane. “Be nice to your animals because they love you more than you deserve and more than any human ever will”, – ishte shkrimi i saj në gjuhën angleze. Këngëtarja përpos që i shfrytëzon rrjetet sociale për t’i njoftuar fansat rreth të rejave të saj, ajo po i përdor ata edhe për t’i inkurajuar.

 

Fadil Berisha fut në ujë modelet shqiptare

fadil berishaAi e dashuron punën e tij dhe gjithmonë është në kërkim të ideve të reja. Bëhet fjalë për fotografin Fadil Berisha, shqiptarin e famshëm në Amerikë që mundohet ta promovojë bukurinë shqiptare kudo në botë. Berisha sesionin e fundit fotografik për Sheri Hill e ka realizuar në Durrës, me dy modele, Mirjeta Shalën nga Kosova dhe Xhesika Berberin nga Shqipëria. Ai, për këto foto i ka futur bukuroshet në një pishinë me ujë. Duket se kjo reklamë fustanesh do të dalë bukur dhe ndryshe.

 

Vesa Luma me ndryshime në fytyrë

vesaKëngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Vesa Luma, ka realizuar një ndërhyrje në pamjen e saj. Bëhet fjalë për një ndërhyrje në vetullat e saj, të cilat i ka bërë tatuazh. Lajmin e ka bërë të njohur vetë këngëtarja, duke postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram”. “Më në fund vendosa të bëja një ndryshim. Vetullat janë ndër faktorët kryesorë për një femër ndaj duhej t’ia besoja më të mirës, sepse i trembem ndryshimeve @vjosaangel profesionistja e vetme shqiptare për permanent tatoo (metode japoneze me fije) ma zbukuroi vitin. Faleminderit shumë zemër. Ur the best”, – ka shkruar Vesa përbri fotos së publikuar në “Instagram”. Ndërsa për ndryshim në fytyrë, ka marrë komplimente të panumërta nga fansat dhe miqtë e saj.

 

Shkëndija me një yll në të pasme

shkendija-2-2645Shkëndije Mujaj ka postuar disa fotografi në “Instagram”, ku na tregon një sekret të saj që gjendet në të pasmet e këngëtares. Këngëtarja Shkëndije Mujaj, e cila njihet edhe për fotot e saj seksi por edhe për të pasmet e saj perfekte, ka postuar disa fotografi shumë seksi në “Instagram”. Ajo ka treguar tatuazhin e saj në të pasme. Ai duket si një yll por nuk mund të vërehet se a ka ai ndonjë mbishkrim a jo. Përndryshe, këngëtarja njihet edhe si një besimtare, sidomos gjatë muajve të ramazanit të cilët ajo thotë se i agjeron. Megjithatë, edhe në fotot e saj të fundit shihet se këngëtarja nuk ka veshur fare të brendshme.

Share it :