Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuaranë Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas rastit, i: Pensionit bazë të pleqërisë, pensionit të pjesshëm të pleqërisë, pensionit të reduktuar të pleqërisë, pensionit të invaliditetit, pensionit të pjesshëm të invaliditetit. Personi i siguruar për vitin korent dhe që ka paguar kontribute deri në nivelin maksimal, pasi plotëson kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas llogaritjeve, i:
– Pensionit të pleqërisë mbi kufirin e pensionit bazë
– Dyfishit të pensionit bazë të pleqërisë.
Në sigurimin vullnetar, pasi janë plotësuar kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bën pjesë edhe pensioni familjar. Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar? Me sigurim vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme: Sigurim vullnetar për vitin korent. Sigurim vullnetar për periudha të kaluara. Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura. Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.
Sigurimi vullnetar për vitin korent.
Sigurim vullnetar për vitin korent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që: Kanë mbushur moshën 18 vjeç, deri në arritjen e moshës për pension. Nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm. Nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi. Nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar. Sa është masa e kontributit për sigurim vullnetar për vitin korent? Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa.
Pagesa
Personi i interesuar, paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Personi i interesuar duhet të ketë me vete dokumentat e mëposhtme: Fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit. Fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon. Fotokopje të letërnjoftimit elektronik. Nëse personi i interesuar bie dakort për t’u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip “Urdhër veprimi”, i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Duke disponuar këtë “Urdhër veprim” personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”. Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit
vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (mandat arkëtimi në asnjë rast nuk i dorëzohet punonjësit të sigurimeve shoqërore. Ai është personal dhe mbahet nga vetë personi i interesuar).
Si të trajtojmë kritikat e befasishme
Kriticizmi është i vështirë të trajtohet, sidomos kur ai vjen i papritur. Reagimet negative të paparashikuara mund të jenë shqetësuese, por edhe tepër të vlefshme. Herën tjetër kur jut ë mos e keni idenë se cfarë ka dikush për të thënë në lidhje me sjelljen tuaj, merrni frymë thellë dhe përpiquni të bëni këto tri gjëra: Lëvizni përtej ndjenjave tuaja. Ju ka të ngjarë të ndiheni të lënduar dhe të zemëruar. Identifikoni ato ndjenja dhe më pas lërini mënjanë ato në mënyrë që të mos ndikojnë negativisht në reagimin tuaj. Shikoni përtej asaj cka ju ofrohet. Të jepni reagime është me të vërtetë dicka e vështirë dhe shumë pak njerëz janë të aftë ta bëjnë dicka të tillë. Mos i eleminoni reagimet vetëm për shkak se ai nujk ka ardhur në formën e duhur. Gjithsesi është i vlefshëm dhe këtë do e kuptoni në një moment të më vonshëm. Mblidhni të dhëna. Mos u përgjigjni menjëherë. Ju ka të ngjarë të pendoheni se sa mbrojtës dhe të zemëruar jeni shfaqur. Në vend të kësaj, dëgjoni. Përpiquni të pranoni kritikat. Pasi të keni pasur kohën dhe hapësirën e duhur, ju mund të vendosni se si të reagoni dhe nëse vlen të ndryshoni.




