Masakra/ Autori i vrasjes së 4-fishtë, dy herë para drejtësisë

SonilaMesareja

gjyqKostandin Xhuvani u dënua vetem dy vjet për vrasje dhe dy muaj për goditjen e punonjësit të burgut. Prokuroria e solli para togave të zeza për akuzën e ” Vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”

Dy herë është përballuar me drejtësinë shqiptare i dyshuari kryesor për vrasjen e katërfishtë në afërsi të Gjuhëve të Huaja, Kostandin Xhuvani. Një herë për vrasjen e një të riu, Alfred Musabelliu, dhe herën e dytë për goditjen e një punonjësi policie në burgun ku ndodhej në paraburgim në pritje të vendimit të Gjykatës për vrasjen e kryer. Përballja e tij e parë me Gjykatën e Tiranës ka qenë në vitin 2011 për vrasjen e të riut Musabelliu. Akuza me të cilën përfundoi para togave të zeza Xhuvani për këtë vrasje ishte qesharake, ajo e “Vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Gjykata ka lënë në fuqi masën e dënimit të kërkuar nga prokurori, duke argumentuar në vendimin e saj se “sikundër rezultoi e provuar nga tërësia e veprimeve hetimore dhe akteve procedurale të cituara më lart, Gjykata arrin në përfundimin se, sulmi ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani ka qenë i padrejtë, ka qenë real, i vërtetë dhe i çastit. Por, karakteri i mbrojtjes së realizuar nga i pandehuri Kostandin Xhuvani ka qenë pak më i lartë se, karakteri i sulmit të ndërmarrë nga viktima Alfred Musabelliu ndaj tij. Gjykata arrin në këtë përfundim nisur nga fakti iprovuar se, mjeti i përdorur nga viktima Alfred Musabelli – pistoletë imituese zhurmash, nuk është në proporcion të drejtë me mjetin e përdorur nga autori Kostandin Xhuvani, armë zjarri. Në këto kushte rezulton se vepra penale e konsumuar nga shtetasi Kostandin Xhuvani është kryer ne kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dhe jo në kushtet e kësaj mbrojtjeje, të parashikuar nga neni 19/1 iKodit Penal”.

 

Krimi iparë i Xhuvanit

Sipas materialeve hetimore të sjella nga akuza në Gjykatën e Tiranës, rezulton se ngjarja ka ndodhur në këto rrethana. Viktima, shtetasi Alfred Musabelliu, në datë 12.2.2011, rrethorës 07:00 sëbashku me dy shokët e tij, shtetasit Andi Grori dhe Pjerin Prenga, me automjetin e Andit kanë shkuar në banesën e shtetasit Albi Zela, për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin, me kërkesën e Alfredit. Si kanë shkuar tek banesa e Alfredit kanë zbritur nga makina Alfredi dhe Pjerini, ndërsa Andi ka qendruar në makine dhe ka pritur në rrugën qorre që ndodhet në krahun e majtë të banesës së Albit. Alfredi me Pjerinin pasi kanë zbritur nga automjeti janë futur në banesën e shtetasit Albi Zela, për shkak se porta kryesore e banesës ka qënë gjysmë  e hapur. Brenda banesës ndodhej i pandehuri Albi Zela, i cili në atë kohë ka qenë në banjë duke larë dhembët. Ndërsa, i pandehuri Kostandin Xhuvani sapo ka dalë nga banesa e Albi Zelës, duke pritur këtë të fundit, për të shkuar më pas me makinën e Albit në Elbasan, ku edhe do të jepte një provim. Ndërkohë në banesë është futur viktima Alfred Musabelliu dhe shtetasi Pjerin Prenga. Viktima Alfred Musabelliu mbante në dorë një pistoletë, të cilën ja ka drejtuar në fillim Kostandinit duke i thënë: ” Mos leviz se do të q.. robt, do të vras”, dhe më pas është futur në banjë, ku ka qënë duke larë dhembët i pandehuri Albi Zela. Viktima menjëherë ja ka vënë pistoletën në kokë Albit dhe i është drejtuar me fjalët se ” ti do të vish me ne”. Në këtë çast Kostandini i cili po debatonte me shtetasit Pjerin Prenga dhe Andi Grori, është shkëputur prej tyre dhe ka ndërhyrë duke i thënë:  “O Fred jemi shokë, çfarë bën?” Viktima Alfred Musabelliu i ka thënë përsëri të pandehurit Kostandin Xhuvani: “Rri urtë se të vrava dhe ty”. Në këtë çast Kostandini, i cili ndodhej në distancë të afërt me Alfredin, i ka kapur dorën duke ia ngritur atë lart. Për pasojë, viktima Alfred Musabelliu dhe i pandehuri Kostandin janë përleshur me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër kanë rënë në dyshemenë e banjës (rrethana të provuara edhe me akt-ekspertimin mjekoligjor ku konstatohen hematoma në dorën e viktimës). Në këtë kohë, Alfredi është shprehur: “Më theve krahun o të q… robt”, dhe është ngritur me shpejtësi në këmbë dhe menjëherë ka mbushur pistoletën, që kishte ende në dorë dhe ia ka drejtuar Kostandinit (rrethanë e provuar me procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes ku është gjetur dhe sekuestruar një fishek kalibër 8 mm blank, imitues zhurmash). Në këtë çast, pasi ka parë veprimin e viktimës Alfred Musabelliu edhe i pandehuri Kostandin Xhuvani ka nxjerrë nga brezi armën e zjarrit pistoletë, të cilën kishte disa ditë që e kishte blerë dhe e mbante me vete, pa lejen e organeve kompetente, e ka mbushur atë dhe ka qëlluar një herë në drejtim të Alfredit, duke e lënë të vdekur në vend. Nga aktet e administruara rezultoi se i pandehuri Kostandin Xhuvani e mbante këtë armë nga frika, pasi ka qenë në konflikt të ashpër me viktimën Alfred Musabelliu dhe shokët e tij, të njohur si persona me precedentë penalë dhe të dënuar, konflikt, i cili, sipas dëshmitarëve, ka degjeneruar edhe në përplasje me armë, ngjarje të cilat nuk janë denoncuar në polici.

 

Grusht efektivit të burgut, dënohet 2 muaj

Episodi i dytë për të cilën është dënuar nga gjykata Kostandin Xhuvani ka ndodhur në burgun ku mbahej për vrasjen që kishte kryer. Ai ka goditur një punonjës burgu me grusht dhe për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës” u dënua nga gjykata me 2 muaj burg. Sipas materialeve hetimore të sjella nga Prokuroria e Tiranës, ngjarja në ndodhur më datë 22.7.2011 në ambientet e IEVP “Mine Peza” në Tiranë. Sipas akuzës, i pandehuri Kostandin Xhuvani, i cili mbahej pranë ketij institucioni nën masën e sigurimit “Arrest në burg” për një tjetër procedim penal, ka goditur punonjësin e grupit të sigurisë DritanIsmaili. Në orën 18:00 të datës 22.7.2011, shtetasi Dritan Ismaili ka qenë duke kryer detyrën e tij, duke kryer kontrollin fizik të disa personave të cilët ishin të paraburgosur në kete institucion. Në momentin që i ka ardhur radha për kontroll fizik të pandehurit Kostandin Xhuvani, ky i pandehur ka reaguar në mënyrë të dhunshme, nuk ka lejuar grupin e sigurisë të bëjë detyrën e tij funksionale, duke e goditur me grusht në fytyrë punonjësin Dritan Ismaili. Për qetësimin e situatës ka ndërhyrë punonjësi tjetër i grupit të sigurimit, shtetasi Endrit Nurçellari. E gjithë ngjarja është zhvilluar në prezencë të shtetasve Leonard Kalaja dhe Elton Alla. Në këto kushte shtetasi Dritan Ismaili ka depozituar kallëzimin e tij në datë 22.7.2011 përpara OPGJ.

 

Share it :