“Thirrja e Ramës është qesharake. Kodi Zgjedhor nuk ndryshon kur ka kaluar çdo afat sepse do ta çonte procesin zgjedhor në kaos”.
Kryemiministri Rama tha se do ta ndyshojë Kodin Zgjedhor me deputetët e rij, por ish-bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi e quajti një ndërhyrje të tillë antikushtetuese, pasi sipas tij bie ndesh me Kodin e Praktikave të Mira, që thotë se 6 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të bëhen amendime në ligjin elektoral.
Bylykbashi tha më tej se Rama kërkon ti bëjë këto ndryshime me disa deputetë që ka blerë.
“Do të hidhte në erë çdo lloj besimi mbi procesin e zgjedhjeve dhe do të na kthente në vitin 2000 kur PS bëri e vetme ndryshimet në ligjin elektoral”, tha Bylykbashi.




