Ish-nënkryetari i LKD-së, Elvis Çefa, duket se është përfshirë në një sherr me grushta paraditen e sotme.
Sipas disa mediave online, ai është zënë me avokatin Ndue Pjetra. Ata kanë debatuar fillimisht me fjalë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet dhe më pas sherri ka degjeneruar në përplasje fizike. Aty janë gjendur punonjës policie, të cilët kanë ndërhyrë dhe i kanë shoqëruar ata në polici. Nuk dihen arsyet e këtij sherri, por Ndue Pjetra ka pasur një çështje gjyqësore, që mendohet se është zvarritur nga Çefa. Bëhet fjalë për një gjyq, ku një shtetase suedeze pretendonte të drejtën e trashëgimisë së të ndjerit Vehbi Velija, duke sjellë dëshmi se ishte vajza e tij. Ndue Pjetra është njëkohësisht edhe edhe kryetar i një shoqate për antikorrupsionin në drejtësi.




