Mendoi se shpëtoi…Shkreli kundër Veliajt, justifikohet me vjedhjen e FB/ E bija e nxjerr blof: Prej Tiranës s’ka mbetur gjë

Zv.ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Artan Shkreli ka dalë hapur kundër kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Zv.ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Artan Shkreli ka dalë hapur kundër kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt. Por u justifikua me faktin që i kishin vjedhur Facebook-un. E bija e ka nxjerrë blof pasi edhe ajo ka një shkrim me të njëjtin mendim.
 

Shkreli ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar në Facebook një postim të pedagogut Ervin Goci, lidhur me zaptimin e hapësirave urbane. Me tone të ashpra ai shkruan se njerëzit duhet të zgjohen.

Nën shkrimin e Dosja.al, faqja e njohur “Lolita” ka shpërndarë edhe disa foto të një shënimi që vajza e tij Ana ka bërë në lidhje me Tiranën.

“Kur jam rikthyer për herë të tretë kam parë sesi janë fshirë vendet e memories sime, godina, pemë, mehalla të tëra, atmosferë mbi të gjitha, ato pak vende identitare që me sforco më kandisën ta doja disi këtë qytet. Sigurisht që unë jam asgjë për historinë e Tiranës, megjithatë në rrafsh njerëzor ndjehem se kam humbur një betejë persoanle tek ec në një qytet ku paçka sforcove të herëpasherëshme shumëvjeçare s’kam mundur të ruaj asgjë që dua. Nuk di kush e ka zgjenjyer kë?”-shkruan Ana.

Shkrimi i të bijës përputhet me mendimet që i ati fshehu pas një justifikimi se i kishin vjedhur adresën e Facebook-ut. Nuk dihet nëse ajo që ishte shkruajtur në Facebook-un e Shrelit është vërtetë e tij. Por ajo që ka shkruar e bija lë shumë për të kuptuat.

Share it :