“Ardit Gjoklaj i prish qetësinë Erion Veliajt”

Ajo çfarë bëri përshtypje gjatë festimeve në qendër të Tiranës dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte ngritja e një droni në të cilin ishte varur fotografia e Ardit Gjoklajt, i riu i cili që u vra aksidentalisht në landfillin e Sharrës, ku punonte ilegalisht.

Gjatë ditës së sotme në Tiranë u kremtua festa e Ditës së Verës pas vendimit për t’i shtyrë me tre ditë aktivitetet dhe festimet në kuadrin e kësaj feste me pretekstin se me datë 14 mars do të kishte paqëndrueshmëri të motit.

Droni me mbishkrimin “Drejtësi për Arditin” është ngritur në Sheshin Nënë Tereza për të dhënë edhe një mesazh se e vërteta për vdekjen e tij ende nuk është zbuluar dhe drejtësia nuk është vënë në vend.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :