Prestigjiozja amerikane “Washington Post”: Protestuesit sulmojnë parlamentin, Rama nuk tërhiqet

Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, me policinë që vendos gazin lotsjellës. Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim”, mbyllet shkrimi i Washington qw i referohet agjencisw “The Associated Press”.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare u përleshën me policinë gjatë përpjekjes për të sulmuar ndërtesën e parlamentit këtë të shtunë në një protestë kundër qeverisë, të cilën ata akuzojnë se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar”.

Kështu nis një shkrim i prestigjiozes amerikane “Washington Post” për protestën e opozitës në Shqipëri.

“Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën së pari në bulevardin kryesor të kryeqytetit përpara zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Protestuesit, të udhëhequr nga udhëheqësi demokrat Lulzim Basha, pastaj shkuan në ndërtesën e parlamentit dhe u përpoqën të thyejnë kordonët e policisë duke hedhur tymuese dhe objekte të tjera mbi forcat e rendit. Policia i shpërndau ata me gaz lotsjellës dhe me ujë. Disa protestues u plagosën dhe u ndihmuan nga të tjerët rreth tyre.

Opozita, ligjvënësit e të cilëve kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzon të dialogojë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor pa atë, për të përgatitur zgjedhje të parakohshme. Më herët, hodhën tymuese dhe flakadanë mbi radhët e policisë jashtë zyrës së kryeministrit dhe shumë bërtitën “Rama ik!” Qindra policë që rrethonin ndërtesën e qeverisë nuk u përgjigjën.

“Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveçse të protestojmë derisa të kthejmë demokracinë dhe sundimin e ligjit”, tha Basha për “The Associated Press” në një intervistë përpara fillimit të tubimit.

Pas rreth 40 minutash nga hyrja e parlamentit, udhëheqësi i opozitës i drejtoi të gjithë njerëzit drejt selisë së tij, duke u zotuar të vazhdonin me protesta të përditshme “në çdo qytet, lagje, rrugë, shtëpi, fshat. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të marrë demokracinë mbrapsht përveç protestave masive,” tha ai.

Presidenti Ilir Meta, i cili është në një vizitë në Azerbajxhan, i bëri thirrje opozitës për të protestuar “në mënyrë paqësore”.

Socialistët në pushtet kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende. Disa vende të lira në parlament janë marrë nga kandidatët e opozitës. Partitë e opozitës fajësojnë socialistët për “blerjen” e atyre njerëzve, një akuzë që qeveria e mohon. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe për t’u ulur për bisedime. Basha gjithashtu i dërgoi një mesazh komunitetit ndërkombëtar.

“Ftesa ime për të gjithë është të dëgjojmë më pak autokratw të korruptuar si Edi Rama… Dëgjoni zërin e njerëzve,” tha ai.

Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, me policinë që vendos gazin lotsjellës. Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim”, mbyllet shkrimi i Washington qw i referohet agjencisw “The Associated Press”.

Share it :