Elmar Brook/ Zbatimi i të drejtave kushtetuese, arritje e opozitës. Do kërkojmë vëzhgim nga KE

Elmar BrookKryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian tha dje se ngritja në Bruksel e çështjes së të drejtave kushtetuese të opozitës, ka dhënë rezultatet e para. Sipas tij diskutimi i shqetësimeve të opozitës u përkthye më së miri e në këtë kontekst ai bëri të ditur se Partia Popullore Europiane do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje çështjen e respektimit të të drejtave kushtetuese të pakicës parlamentare në Shqipëri. “Ne do vazhdojmë t’ia kërkojmë këtë Komisionit Europian. Por ndërkohë, jemi njoftuar, se ngritja e këtyre çështjeve nga ana jonë ka dhënë rezultatete pozitive, Opozita tashmë mund  të gëzojë të drejtat e saj kushtetuese, që duhen garantuar.  Ne do ta ndjekim situtën me vëmendje dhe do ti kërkojmë Komisionit Europian të vazhdojë proçesin”, tha Brook, në një intervistë për abcnews. Ndërkaq në takimet që kryedemokrati Basha zhvilloi në Bruksel në kuadër të samitit të PPE-ve u theksua shqetësimi i opozitës për antikushtetueshmërinë e qeverisë, gjë që ka sjellë edhe tërheqjen e vëmendjes lidhur me këtë çështje nga ana e grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian.

 

Share it :