Jennifer Lopez, 27 milionë dollarë për performanca në Las Vegas

jenniferSuperylli amerikan, Jennifer Lopez, thuhet se është në negociata me bosët e The Axis nga Planet Hollywood në Las Vegas për të nënshkruar një marrëveshje prej 350 mijë dollarësh për një koncert. 45-vjeçarja sipas TMZ është përfshirë në negociata shumë të rëndësishme për 72 performanca që ajo do t’i mbajë në periudhë 2 vjeçare. Ajo flitet se do të përfitonte 27 milionë dollarë nga kjo marrëveshje, më shumë se sa vet Britney Spears. Megjithatë, top-përfituesja nga performancat në Las Vegas është Celine Dion, me 33.3 milionë dollarë përfitime nga 70 koncerte në vit.

 

Nicki Minaj e zë gjumi gjatë intervistës

Nicki MinajNicki Minaj është një divë, ndërkaq koncertet e saj pasojnë njëra-tjetrën. Angazhimet e saj janë të shumta, e mesa duket kjo është kthyer në një shqetësim për të, pasi në intervista atë edhe mund ta zërë gjumi. Kjo situatë aspak e këndshme i ka ndodhur këngëtares teksa ajo po jepte intervistën e radhës. Gjatë një interviste me revistën ‘GQ’, Nicki-n e ka zënë gjumi plot katër herë. Reporterja Taffy Brodessor-Akner shkroi: “Nuk është se ra në gjumë të thellë, por i këputej koka herë pas here. Sytë i mbylleshin dhe i qëndronin mbyllur më shumë seç duhej.

 

Premiera e këngës “Grateful” nga Rita Ora

rita oraËshtë lançuar kënga zyrtare e filmit “Beyond the Lights”, “Grateful” kënduar nga Rita Ora. Singëlli i parë zyrtar i komedisë romantike “Beyond the Lights” ka vokalin e shqiptares Rita Ora. Kanali zyrtar që i ka të drejtat e këngëve të filmit, Relativity Media, ka lancuar këngën “Grateful”, një këngë e bukur me tekstin plot shpresa, shkruar nga Diane Warren. Warren ka thënë se regjisorja Gina Prince-Bythewood ka bërë një film të mrekullueshëm që tregon se çfarë ndodh në të vërtetë prapa dritave të famës. “Jam shumë e lumtur që ajo më ka bërë të shkruaj këtë këngë. Jam shumë krenare për këtë dhe Rita i ka dhënë një vokal shumë të bukur”, – ka shtuar kompozitorja. “Mendoj se kjo mund të jetë kënga e karrierës për të, tregon një anë krejt tjetër të sajën dhe po shpresoj që do ta dëgjojmë nëpër të gjitha radiot e madje edhe në ceremoninë e çmimeve “Oscar” vitin tjetër”. Filmi “Beyond the Lights” do të fillojë të shfaqet më 14 nëntor të këtij viti.

 

Katie, një nuse bombë

nusjaJo, ajo nuk po martohet. Modelja Katie Price ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të promovuar librin e saj të ri “Make my wish come true” (bëji dëshirat e mia realitet). Modelja 36 vjeçare e cila ndër të tjera është edhe autore e disa librave për të rritur dhe fëmijë, është shfaqur në promovimin e librit të saj më të ri e veshur si një nuse aspak tradicionale. Bien në sy gjokset e saj shpërthyese dhe padyshim kofshët, që ka ditur ti nxjerrë në pah me mjeshtëri…

 

Kate Hudson, më në formë se kurrë

kateAktorja 35-vjeçare Kate Hudson është shfaqur më në formë se kurrë në një mbrëmje në Los Anxhelos. E ftuar në një eveniment në nder të kolegut të saj Mathew McConaughey, ajo kishte veshur një fustan bust ngjyrë argjendi, dhe flokët ngjyrë rozë. Aktorja ka qenë gjatë gjithë kohës në fokusin e paparacëve duke rrezatuar elegancë gjatë çdo poze që bënte.

 

Vergara u nda, se nuk dëshironte fëmijë

VergaraIsh-i fejuari i Sofia Vergara thotë se ata janë ndarë pasi ajo nuk dëshironte të ketë fëmijë. Aktorja e serialit “Modern Family” u nda nga Nick Loeb në muajin maj në mesin e spekulimeve se ajo ishte e lodhur pasi ai e shfrytëzonte atë për famë. Që atëherë ajo është hedhur në krahët e Joe Manganiello. Por biznesmeni beson se ata do të ishin ende së bashku, po të mos ishte fama e saj që prishi lidhjen e tyre. “Ajo është e fokusuar në karrierën e saj. Më e rëndësishme për mua është të martohem dhe të kem fëmijë”, – ka thënë ai për revistën “In Touch”.

Share it :