Regjistrimet, nga data 4 deri në 10 nëntor. Kandidatët që kanë të drejtë për të aplikuar
Pranimi i studentëve për vitin akademik 2014-2015 në ciklin e dytë të studimeve në Universitetin e Arteve do të bëhet mbi bazën e rezultateve të ciklit të parë dhe mbi bazën e rezultatit të konkursit. Rezultatet e ciklit të parë (nota mesatare e lëndëve të të gjitha viteve të studimit) do të përbëjë 30% të rezultatit përfundimtar. Ndërsa konkursi do të llogaritet 70% e rezultatit përfundimtar. Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues zhvillohet nga data 4.11.2014 deri në datën 10.11.2014, prej orës 08:00 deri në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore të fakulteteve të Universitetit të Arteve. Kandidati nuk mund të ndjekë njëkohësisht dy programe studimi në IAL publike ose private. AKP pas verifikimit u kërkon IAL-ve ta çregjistrojë atë. Konkurrimi zhvillohet në mjediset e UART në datat 5 – 6 nëntor 2014.
Kanë të drejtë të aplikojnë
Ata që kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, në një program të ciklit të parë “Bachelor” ose ene një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.
Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS. Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm: Diplomë ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje te tyre të njësuar me origjinalin. Kandidatet që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga AKP.
Raporti/ Ulet lindshmëria, INSTAT: Çiftet e reja, jo më shumë se dy fëmijë
Kushtet ekonomike dhe sociale kanë detyruar çiftet e reja të ulin lindshmërinë në vend, duke preferuar të kenë një fëmijë e në disa raste dy. Instituti i Statistikave publikoi raportin “Femra dhe meshkuj në Shqipëri”, në të cilin rezulton se numri i lindje ka rënë, ç’ka ka ndikuar edhe në raportin femra dhe meshkuj. Aktualisht në vendin tonë popullsia përbëhet nga 49.7% femra dhe 50.3% meshkuj. Femrat jetojnë më shumë në zona urbane dhe nga aspekti ekonomik ato janë më të diskriminuara se meshkujt. “Numri i lindjeve është ndoshta me treguesin më të shpeshtë për gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit. Treguesi i numrit të fëmijëve në raport me gratë në moshën riprodhuese ka pësuar rënie, nga tre fëmijë për nënë në vitin 1990, në 1.58 fëmijë për nënë në vitin 2008 dhe ka pësuar një rritje të ngadaltë në vitet e fundit duke shkuar në 1.76 fëmijë për nënë në moshë riprodhuese. Të dhënat sugjerojnë se gratë janë të diskriminuara në jetën ekonomike shqiptare duke u shfaqur më së shumti si të vetëpunësuara në bujqësi, ose të punësuara në industri me paga të ulëta”, – tha Gjergj Filipi, drejtor i INSTAT. Vitet e fundit është rritur numri i familjareve femra, ato zënë 12 deri në 14% të njësive ekonomike familjare. “U informuar që 14 për qind e njësive ekonomike drejtohen nga gratë dhe vajzat, do të thotë nga gra beqare, të veja, dhe kjo është arsyeja pse ne patëm një ndryshim të politikave tona të ndihmës sociale, nga 107 mijë burra që merrnin ndihmën ekonomike deri para një viti, sot janë 80 mijë gra që marrin ndihmë ekonomike dhe që në sytë tanë janë kryefamiljare kur vjen puna tek ky aspekt i marrëdhënies që ata kanë me shtetin”, – tha Erjon Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale. Sa i përket tregut të punës, gratë janë më pak aktive në këtë treg se meshkujt me një hendek gjinor prej 20%. Numri i grave pjesëmarrëse në Parlament këtë vit është rritur ai ka arritur në 18%, ndonëse politika aspiron që kjo kuotë duhet të jetë 30%.




