Ja se si meshkujt i perceptojnë modelet e flokëve të femrave

IMG_2912Sipas botimit në revistën amerikane “Cosmopolitan”, thuhet se 74% e meshkujve i shohin femrat me flokë të gjata si më tërheqëse sesa femrat me flokë të shkurtra.

Edhe pse kjo mund të tingëllojë çuditshëm, por vërtet prerja e flokëve mund të flasë shumë rreth femrave. Forma, madhësia, cilësia dhe ngjyra, janë karakteristika që mund të krijojnë një pasqyrë të përafërt të ndonjë personaliteti të dikujt. Në vazhdim po ju paraqesim disa lidhje esenciale mes modelit të flokëve si dhe karakterit të personit.

 

Gjatësia e flokëve

Sipas revistës “Cosmopolitan”, e mësuam se meshkujt më tepër pëlqejnë femrat me flokë të gjata se të shkurtra. Karakteristikat që i shoqërojnë femrat me flokë të gjata janë: pamje më e re, seksi, argëtuese dhe person për martesë.

Meshkujt ndajnë mendimin se femrat me flokë të gjata, pavarësisht nga ngjyra e zezë, kuqe apo bionde, paraqesin model flokësh më tërheqës. Asocojnë në magjepsje dhe një model të tillë e mbajnë shumë zonja të famshme si dukesha e Kembrixhit e deri tek Kim Kardashian.

Gjatësia e flokëve mesatare tregon se jeni të zgjuara dhe të dashura. Sipas “Daily Mail”, flokët e shkurtra pasqyrojnë mashkulloren ku femrat ndjehen më të sigurta dhe të guximshme, ndërsa flokët e gjata dhe me shkëlqim pasqyrojnë rininë dhe pjellorin

 

Ngjyra e flokëve

Femrat që duan të eksperimentojnë me ngjyra të arta dhe tone të lehta të flokëve, japin mesazh sikur janë të pazakonshme, plot besim dhe argëtim. Megjithatë, për shkak të faktit se më shumë gra në moshë e praktikojnë nuancat bionde, kjo ngjyrë nuk shpreh edhe aq simbolikë rinore.

 

Balluke

Kur bëhet fjalë për balluke apo shishka, ato konsiderohen si më klasiket. Ato zbulojnë personin në frymën e saj rinore dhe të lumtur, por të orientuar drejt karrierës dhe punës. Kjo lloj prerje flokësh paraqet femrën me karakter të fortë dhe e drejtpërdrejtë në komunikim.

 

Cilësia e flokëve (tekstura)

Femrat me flokë paksa me onde apo dredha, konsiderohen si më të arritshme, të dashura, dhe në botën e biznesit si partneri më i besueshëm. Flokët natyrale japin shumë “sex appeal”. Femrat me flokë të drejta, të hekurosura vijnë më pak në konsideratë, të cilat shquhen si më serioze dhe efikase. Në fund, gjëja më e mirë për flokët tuaja është se, pa marrë parasysh se çfarë flokë keni, ju gjithmonë mund t’i ndryshoni ato, duke sjell risi në modelime të ndryshme.

Share it :