Papa Francesku mesazh urimi: Mirënjohje për mikpritjen, populli i Shqiprisë, pasuri për Evropën

papaAti i Shenjtë, Papa Françesku, edhe një herë ka shprehur falënderimet e tij për autoritetet dhe popullin shqiptar për mikpritjen e ngrohtë që treguan në vizitën e tij në Tiranë më 21 shtator. Dje, kreu i shtetit, Bujar Nishani, dhe Kryeministri Edi Rama morën nga një letër, ku Ati i Shenjtë shpreh mirënjohjen dhe vlerësim për tolerancën që ekziston mes feve. “Dëshiroj t’ju shpreh edhe një herë Ju, autoriteteve të tjera si dhe mbarë popullit shqiptar, mirënjohjen time nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe elegante që më ofruat mua dhe atyre që më shoqëronin. U kënaqa që nëpërmjet pranisë sime munda të tregoj afërsinë time si dhe të gjithë Kishës me popullin e Shqipërisë, i cili në saje të forcës dhe rezistencës së tij në kohë vuajtjesh si dhe të gjallërisë rinore, përfaqëson një pasuri për mbarë kontinentin evropian”, – thuhet në letrën falënderuese dërguar Nishanit.

“Konfirmoj dhe një herë vlerësimin tim për shembullin që Shqipëria ka treguar si në lidhje me rilindjen e Kishës Katolike, ashtu edhe me marrëdhëniet paqësore midis besimeve të ndryshme. Populli shqiptar është një nga popujt më të rinj të Evropës, dhe për këtë arsye ai duhet ta shohë të ardhmen me besim të madh. Te kjo rini, gjithashtu, shtrihen rrënjët e progresit autentik shpirtëror, ekonomik dhe kulturor të kombit”, – thuhet në letrën dërguar Kryeministrit Rama.

 

 

 

 

Share it :