
Pamjet e aksidentit si nëpër filma që ndodhi mbrëmë në Vlorë kanë bërë xhiro në rrjetet sociale. Makina e aksidentuar u përplas me 10 automjete të tjera që ishin parkuar.
Mësohet se, personi që ishte në drejtimin e makinës, nuk ishte një emër i panjohur, por zyrtar i shtetit, Lilaj, kryetari i Agjencisë Rajonale të Mjedisit Vlorë.
Tashmë ai ndodhet në ndodhet në spitalin e Vlorës, me lëndime, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmi i shkaktuar në mjetet e tjera është i konsiderueshëm.
Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar, nëse Lilaj do të arrestohet për shkak të gjendjes së dehur me të cilën drejtonte mjetin.




