Nga anashkalimi seksual e deri tek thashethemet për partnerin – të gjitha këto janë shprehi të këqija martesore nga të cilat duhet të çliroheni nëse doni të përjetoni dasmën e artë.
Që t’u thonë ‘mirupafshim’ gjesteve që nuk ju kanë hije, Karen Gali Lewis, këshilltari për martesa zbulon se çelësi i suksesit qëndron në komunikim.
Martesat e mira nuk janë të mërzitshme, ato në fund të gjitha mbijetojnë nga problemet me të cilat çiftet ballafaqohen. Realizoni ëndrrën dhe jetoni në bashkësi të mirë me partnerin.
Hulumtoni
Çiftet shpesh bien në ulluk. Në këso situate çiftet kanë shprehi të sillen taman si shok njëri me tjetrin, në vend që të mbahen në mënyrë që të ndërrohen dhe të zhvillohen.
Çfarë të bëni: Komunikoni. Gjithmonë. Hapni një shishe verë dhe flisni në oborr për të gjitha që po ju ndodhin. Dilni në darkë. Bashkëshorti mundet përsëri t‘ ju befasojë, e ju keni menduar se është i mërzitshëm!
SEKS JO TË MJAFTUESHËM
Kualifikimi ‘seks jo i mjaftueshëm’ dallon nga rasti në rast, por ju do ta vëreni ndryshimin kur të kaloni kohën më të madhe në dhomën e gjumit deri në periudhën kur të flini në dhoma të ndara. Problemi thelbësor është që të dy partnerët presin që njëri ta mendojë planin gjenial. Nëse kjo nuk ndodhë pakënaqësia vetëm rritet.
Çka duhet të bëni: Bëni hapin e parë. Mos kini turp ta bëni këtë, sepse nuk është në pyetje ndonjë garë. Nuk keni nevojë të hidhni petale nëpër të gjithë shtëpinë dhe të bëni befasi të jashtëzakonshme.
PARAJA
Nëse jeni në grupin e femrave që vazhdimisht fshehin sa para kanë harxhuar, kjo mund të ndikojë në martesën tuaj. Paraja është diçka e besueshme.
Çfarë të bëni: Në muaj organizoni takime familjare, flisni për blerjet e rregullta, për planet verore, planet dimërore, blerjen e frigoriferit apo gjërave tjera shtëpiake….
MBËSHTETJA NË PUNË
Sa herë i thonë bashkëshortit që është martuar me punën dhe asnjëherë nuk është në shtëpi? Pyeteni veten a e urreni me të vërtetë punën e tij, karrierën apo thjesht ju pengon që është larg jush, larg punëve të shtëpisë dhe që nuk ju ndihmon rreth fëmijëve.
Çfarë të bëni: Me sinqeritet tregojini çka ju pengon. Mos i thoni ‘e urrej punën tënde’, por ‘do të kisha dashur të kalojmë më shumë kohë bashkë’.
THASHETHEMET
Për ata që e bëjnë këtë me karar, thashethemet dhe tregimi i ngjarjeve mund të jetë ajrosës i dobishëm. Por, prapë jeni duke dhënë shumë intimitet dhe detaje për bashkëshortin tuaj, keni qëllim apo thjesht e teproni me këtë, kjo është shumë e rrezikshme për marrëdhënien tuaj.
Çfarë të bëni: Bëni një kufi të qartë ndërmjet asaj që është për publik dhe asaj që nuk është. Disa gjëra, si cilën këngë e këndon deri sa lahet, mund ta flisni me shoqe, por mos i tregoni problemet që ai i ka në punë.
ROMANSAT E HARRUARA
Nëse jeni prej atyre çifteve që natën shtrihen si adoleshentë pranë njëri tjetrit, urgjent ndërmerrni diçka. Shkëndijat nuk mund të jenë sensacionale, por nuk keni nevojë as të rrini aq ftohtë.
Çfarë të bëni: Imtësitë, mesazhet, thirrjet gjithmonë ‘ndezin’. Kushtojini rëndësi pamjes tuaj dhe puthuni të paktën pesë minuta në ditë.
ASGJË E RE
Kreditë, puna, fëmijët, lodhin dhe ngarkojnë një martesë, por mos bini në mërzi. Bëhuni inovatorë si më parë. Çfarë të bëni: Shkoni në orë të gjuhës frënge, apo në vend se të shkoni në shtëpi gjatë drekës, bëni nga një sanduiç dhe dilni në park.
BËRTITJET
Biseda e ashpër dhe e zhurmshme në të vërtet është maskë për disa probleme tjera. Shpesh është nervoz në diçka tjetër, e bërtitja në partner është mënyra që mos të shpërtheni diku tjetër.
Çfarë të bëni: Rregullisht shikoni a është duke e munduar ndonjë problem në punë dhe haptas bisedoni me të për ato. Mbani mend që meshkujt dhe femrat komunikojnë ndryshe. Femrat në këtë mënyrë lidhet e meshkujt vetëm ndajnë informacion.




