Ministria e Arsimit ka publikuar dje udhëzimin për transferimin e studimeve dhe për program të dytë studimi. Sipas udhëzimit, “kandidatët e interesuar aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi nga data 1 tetor deri në orën 12:00 të datës 6 tetor 2014. Për programet e studimit që parashikojnë konkurs për pranimin e tyre, aplikimet kryhen nga data 1 tetor deri në orën 12:00 të datës 3 tetor 2014”. Transferimi i studimeve mund të bëhet për një program të njëjtë. Për studentët që aplikojnë për program të dytë studimi, kriteri kryesor mbetet që të mos jetë i regjistruar në ndonjë program tjetër studimi.
Dokumentet për transferimin e studimeve
-Kërkesa drejtuar IAL-së publike për programin e studimit, në të cilin do të transferohen studimet (ose formulari i aplikimit).
-Dokumenti origjinal i çregjistrimit, nga IAL nga ku transferohet.
-Plani i plotë i programit të studimit përfshirë.
-Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer
-Fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit.
-Pagesën e tarifës së regjistrimit prej 3,000 lekë.
-Dy fotografi personale.
Dokumentet për program të dytë studimi
-Kërkesë drejtuar IAL-ve publike për programin e studimit.
– Kopje të noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera më parë.
– Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë.
– Fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave.
– Fotokopje të dokumentit të identifikimit.
– Pagesën e tarifës së regjistrimit prej 3,000 lekë.
– Pagesën e tarifës për konkurrim prej 5,000 lekë për pranimin në konkurs.
– Dy fotografi.




