Përfitojnë 220 mln lekë/ Emrat e ish-pronarëve që marrin katër këste

Driçim Çaka

 Kompensimi për pronarët, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale. Përfitojnë 57% të shumës totale të të hollave

akkpAgjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka miratuar emrat e pronarëve që përfitojnë kompensim, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale. Në një njoftim ditën e djeshme AKKP shprehet se emrat e mëposhtëm përfitojnë kompensimin e kësti të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën 57% të shumës totale të të hollave. “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave”, – thuhet në një njoftim të AKKP-s. Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit, sipas AKKP-së, është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, ligjin nr.1 0239, datë 25.2.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.5.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

 

Kompensimi

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shton se shuma e përgjithshme e shpërblimit për pronarët e mëposhtëm kap shifrën e 22 989 430 lekë. Pronarët që kanë përfituar nga ky fond do ti marrin lekët në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës së ardhshme “Është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt (në total 57%) për 41 kërkesa dhe kësti i tretë dhe i katërt (në total 20.06%) për 2 kërkesa, të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në shumën e përgjithshme prej 22 989 430,28 lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën e mëposhtme. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim”, – thuhet në njoftimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. AKKP përmenden se procesi i shqyrtimit të kërkesave vazhdon dhe së në ditët në vazhdim do të publikohen emrat e tjerë që do të përfitojnë kompensim.

 

Librat për Vorio-Epirin dhe Çamërinë/ Greqi-Shqipëri, grup pune për të ndryshuar tekstin e historisë dhe gjeografisë

Në muajin nëntor përfaqësuesit ë Ministrisë greke të Arsimit do të zhvillojnë një takim me homologët shqiptarë ku do të përcaktojnë mënyrën se si do të trajtohet Çamëria dhe Vorio-Epiri në tekstet përkatëse. “Grupet e punës janë ngritur. Ne kemi qenë të parët që kemi çuar pranë institucioneve përkatëse greke ftesën dhe me emrat e të gjithë grupeve të punës po ecim në këtë drejtim. Në muajin nëntor ato do të kenë disa takime të përbashkëta për të avancuar dhe për të mundësuar gjithçka që duhet dhe është e nevojshme për të përmirësuar”, – tha ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pas konferencës konferencën “Innovation in Albania / Challenges & Opportunities”. “Kemi pasur një takim në Greqi me homologun grek, kemi rënë dakord që do të ecim në këtë rrugë për të mundësuar për fëmijët shqiptarë, ata minoritarë këtej dhe andej kufirit tekste që ofrojnë mundësinë e pamjes së re. E mundësive në respekt të fqinjësisë së mirë dhe të gjithë parimeve që Evropa na fton që t’i kultivojmë në arsimin parauniversitar”, – theksoi Nikolla. Problemi me librat e historisë së Shqipërisë u shfaq nga Greqia pas një debati në parlamentin grek, ku 2 deputet grekë kërkuan interpelancë me Ministrinë e Arsimit të Greqisë, duke shprehur shqetësimin se Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen me Greqinë për heqjen e disa referencave në librat e gjeografisë apo ato të historisë ku Çamëria është quajtur si një krahinë shqiptare në Greqi.

 

 

 

Share it :