Prezantohen reformat në sistemin energjetik të vendit

nenstacion elektrikMinistria e Industrisë dhe Energjetikës sapo ka hapur diskutimet për njërin nga disa dokumentet e rëndësishme që pritet të miratohen mundësisht para 1 janarit 2015 siç është projektligji “Për energjinë elektrike”. Projektligji “Për energjinë elektrike” pritet të ketë efekte në tregun e energjisë që lidhen me procesin e ndarjes së furnizimit me shpërndarjen që është dhe instrumenti kryesor për liberalizimin e tregut. Objekti kryesor i ligjit është organizimi i një tregu konkurrues, dhënia e autorizimeve dhe licensave, rregullimi i tregut për furnizimin me energji dhe mbrojtjen e klientëve si dhe integrimi në tregjet rajonale të energjisë.

 

Ndryshimet

Një nga ndryshimet kryesore të ligjit lidhet me mënyrën e funksionimit të sistemeve të transmetimit dhe shpërndarjes dhe mënyrës se si do të miratohen tarifat. Sipas nenit 20 të draftit tarifat e aplikuara nga operatorët për aksesin në rrjet duhet të jenë transparente dhe të orientuara drejt kostos. Sistemi prodhimit dhe shpërndarjes transmetimit dhe shpërndarjes duhet të ofrojë lidhjet e energjisë mbi parimin e mosdiskriminimit dhe të mbajnë llogari të ndara për shmangien e diskriminimit, ndërsubvencionimit dhe cenimit të konkurrencës.

Neni 67 i projektligjit që po diskutohet me grupet e interesit parashikon që “operatori i sistemit të shpërndarjes duhet të jetë i ndarë dhe i pavarur ligjërisht nga aktivitetet e tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me shpërndarjen e energjisë elektrike, përfshi furnizimin në aspektin e formës së saj të ligjshme”.

Në rastet kur operatori i sistemit të shpërndarjes është pjesë e një shoqërie vertikalisht të integruar, në mënyrë që të demonstrojë formën e tij të dallueshme ligjore, operatori i sistemit të shpërndarjes do të mbajë një markë tregtare e cila është e ndryshme mga emrat dhe aktivitetet e tjera që nuk lidhen me shpërndarjen.

Gjithashtu draft-ligji në nenin 63 parashikon se operatori i sistemit të shpërndarjes (OSHEE) pa diskriminim e ofron shërbimin e shpërndarjes për të gjithë përdoruesit e rrjetit duke siguruar akses dhe përdorim të rrjetit të shpërndarjes për të gjithë aplikuesit që plotësojnë kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet ligjore ndërkohë që monitoron respektimin e kërkesave dhe normave të performancës të parashikuara nga rregulloret teknike në fuqi.

Ligji parashikon që rrjeti i shpërndarjes zhvillohet mbi parimet e kostove efektive në përputhje me planifikimin urban, të drejtat e pronësisë, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe përdorimin efikas të energjisë.

 

Ndahet pronësia e transmetimit

Sipas projektligjit duke filluar që nga 1 janari 2016 i njëjti person ose të njëjtët persona nuk kanë të drejtë që në të njëjtën kohë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të ushtrojnë kontroll mbi një të licencuar që kryen ndonjë nga veprimtaritë e prodhimit dhe furnizimit dhe që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të ushtrojë kontroll ose ndonjë të drejtë tjetër ndaj operatorit të sistemit të transmetimit ose rrjetit të shpërndarjes.

OST ka të drejtë të vendosë dhe të mbledhë një tarifë transmetimi të llogaritur sipas një metodologjie të miratuar paraprakisht nga ERE. OST nuk ka të drejtë të blejë dhe shesë energji me përjashtim të rastit për mbulimin e humbjeve në sistemin e transmetimit si dha ka të drejtë të shkëmbejë ose ndaj rezervat e kontraktuara me qëllim stabilizimin e frekuencave brenda rrjetit, me OST e vendeve fqinje sipas marrëveshjeve respektive.

Projektligji pritet të dërgohet për miratim në Këshilli e Ministrave pas marrjes së vërejtjeve dhe sugjerimeve dhe më pas t’i dërgohet për diskutim dhe miratim Kuvendit ndoshta për të hyrë në fuqi në fillim të vitit 2015 dhe për t’i hapur rrugë miratimit të dokumenteve të tjera të rregullimit të tregut të energjisë si Modeli i Tregut dhe Deklarata Rregullatore tarifave të reja të energjisë për klientët tariforë.

 

  Gazsjellësi TAP tërheq pronarë të rinj të fuqishëm 

Enagas, kompania spanjolle menaxhuese e sistemit të gazit spanjoll, i është bashkuar si aksionere projektit të transportimit të gazit natyror nga fushat e Shah Deniz në Evropë. Lajmi konfirmohet për mediat azere nga zyrtarë të projektit dhe sipas së cilit kjo kompani do të zotërojë 16% të aksioneve.

Gjithashtu mësohet se aksionari ekzistues Fluxys ka rritur aksionet në TAP nga 16 në 19%. Marrëveshja e re pason blerjen nga ENAGAS dhe FLUXYS të 19% të aksioneve që më parë ishin në pronësi të E.O.N (9%) dhe Total (10%).

Tashmë aksionarë të TAP-it janë : Bp (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagas (16%) dhe Axpo (5%).

“TAP, si sipërmarrje e përbashkët ka qenë gjithmonë e hapur për partnerë të rinj strategjikë dhe unë jam shumë i kënaqur për të mirëpritur ENAGAS për TAP. Kjo është në vazhdim të modelit tonë. ENAGAS, si një kompani e madhe e gazit me një histori të gjatë të investimeve të rëndësishme infrastrukturore në Evropë dhe Amerika e Jugut, do të ndihmojë për të përmirësuar pozicionin strategjik TAP si një projekt të vërtetë evropian që do të transportojë një burim të ri të gazit në tregjet e energjisë të kontinentit”, – tha drejtori menaxhues i TAP Kjetil Tungland.

Fusha Shah Deniz, një nga fushat më të mëdha botërore të gazit të kondensuar dhe u zbulua në vitin 1999. Rezervat e saj janë vlerësuar në 1. 2 trilionë metra kub gaz. Në përgjithësi, fusha ka provuar të jetë një furnizues i sigurt dhe i besueshëm i gazit në Azerbajxhan, Gjeorgji, Turqi, dhe Evropë.

Gazit i cili do të prodhohet në fazën e dytë në Shah Deniz do të jetë burimi kryesor i furnizimit të Korridorit Jugor të Gazit, i cili parashikon transportin e gazit nga Deti Kaspik në tregjet evropiane.

Kontratat janë nënshkruar për 25 vjet mes SOCAR dhe kompanive evropiane, përfshirë këtu AXPO Trading AG, Bulgargaz EAD, Depa, Fenosa, Hera Trading Srl, Shell Energjisë Evropë, Enel SpA, E.ON SE, dhe GDF pak SA.

Kapaciteti fillestar i TAP do të arrijë në 10 miliardë metra kub në vit me mundësinë e zgjerimit në 20 miliardë metra kub në vit. Projekti i ndërtimi i TAP është planifikuar të fillojë në vitin 2015.

 

Greqia, investitori më i madh i huaj në Shqipëri

Ndonëse shteti grek prej disa vitesh po vuan një krizë të thellë ekonomike dhe borxhesh, ai kryeson në Shqipëri për sa i përket stokut të investimeve të huaja direkte për vitin 2013.

Të dhënat janë bërë publike sot nga statistikat e Bankës së Shqipërisë, e cila ka publikuar tabelën që paraqet stokun vjetor të investimeve të huaja direkte në Shqipëri sipas shteteve dhe aktivitetit ekonomik.

Shteti grek mban kryesimin, me një stok të investimeve të huaja prej 1.07 miliardë eurosh në fund të vitit 2013, me një rritje prej 40% në raport me një vit më parë. Investimet kryesore të këtij shteti janë në fushën e telekomunikacioneve.

Në vend të dytë është Kanadaja, me një stok prej 797 milionë euro dhe rritje prej 13% me bazë vjetore, me investime kryesore në fushën e industrisë nxjerrëse (naftës).

E treta është Austria, me 378 milionë euro, por me rënie prej 2.2%, në krahasim me një vit më parë, me investime kryesisht në shërbime financiare dhe energji.

E katërta është Holanda, me një stok investimesh të huaja prej 350 milionë euro, rritje 17% me bazë vjetore, kryesisht në energji.

Më pas renditet Turqia, me 279.3 milionë euro (rritje 19% me bazë vjetore) dhe Gjermania, me stok 107 milionë euro (16% zgjerim në raport me një vit më parë).

Kryesojnë si sektorë telekomunikacionet, shërbimet financiare, industria nxjerrëse

 

Share it :