Skedina/ Parashikimet e ndeshjeve të fundjavës

liverpool_everton_1531321cSfida interesante pritet që të luhen këtë fundjavë në kampionatet evropiane. Kampionatet duket se kanë kaluar në një fazë tjetër, pasi skuadrat janë ambientuar me ritmin e ndeshjes dhe tashmë pritet të shikojnë edhe më mirë se cilët janë favoritet për të kryesuar kampionatet. Në Angli gjithmonë ka ndeshje të bukura dhe që përcjellin shumë emocion. Në Londër luhet derbi, kur Arsenali dhe Totenhemi do të përballen me njëri-tjetrin. Edhe në Liverpul do të ketë aromë derbi pasi Redsast do të përballen me blutë e Evertonit në një sfidë që gjithmonë ka nerva dhe prodhohet lojë e bukur. Edhe në Spanjë do të luhen ndeshje interesante. Në Vilareal do të shkojë Reali i Madridit për t’u vërtetuar edhe një herë që janë në formë të mirë, teksa vendasit do mundohen të marrin rezultat pozitiv. Edhe Barcelona ka një ndeshje interesante pas ndalesës nga Malagës, pasi do të presë në “Kamp Nou” një skuadër mjaft punëtore si Granada. Ndërsa ndeshja më emocionuese në La Liga duket ajo midis Sevija dhe Atletiko Madrid. Sevilja ruan vendin e dytë pas Barcelonës, ndërsa Atletiko qëndron mbrapa tyre në vendin e tretë, dhe mund ta shikojë fitoren ndaj kuqebardhëve si një mundësi e mirë për të qëndruar afër kreut. Më poshtë janë edhe kuotimet e tre ndeshjeve më të rëndësishme të javës në kampionatet evropiane.

 

Liverpool        –          Everton  

1          X         2

1.85    3.60    4.00

Një derbi i veçantë është sfida midis Evertonit dhe Liverpulit. Një ndeshje që ka shumë rivalitet dhe që gjithmonë përcillët me shumë emocion. Redsat nuk po kalojnë një periudhë të mirë pasi nuk janë stabël dhe kanë ulje ngritje edhe pse skuadra do pak kohë që të ambientohet. Ndërsa Everton gjithmonë ka treguar që është një skuadër e cila ka ditur të marrë pikë ndaj skuadrave të mëdha dhe me futboll të bukur. Fitorja e Liverpul kurthet me koeficientin 1.85. Ndërsa që ndeshja të mbyllet me barazim kuotohet me koeficientin 3.60, ndërsa në krahun tjetër një fitore e Everton kuotohet me 4.00.

 

Arsenal                      –         Totenhem

1          X         2

1.73    3.80    4.50

Derbi i Londrës është sfida tjetër me rëndësi e Premier Ligë. Përballja e topçinjve me Totenhemin është një ndeshje që ashtu si Liverpul me Everton dhuron emocion dhe gjithmonë është një sfidë surprizë. Arsenali gjendet larg vendit të parë në kuotën e nëntë pikëve dhe nuk i lejohen më gabime teksa skuadrat e kreut avancojnë. Ndërsa Totenhem është në kuotën e shtatë pikëve dhe i duhet një fitore për të shkuar afër kreut. Triumfi i Arsenal kuotohet me 1.73. Kurse një ndarje në paqe midis dy ekipeve me kuotimin 3.80. Ndërsa fitorja e Totenhem llogaritet 4.50.

 

Atl. Madrid –   Sevilla

1          X         2

1.67   4.00    4.75

Një sfidë interesante ne La Liga është ajo midis Atletiko Madrid dhe Sevija. Një sfidë që luhet midis dy skuadrave që janë ngjitur njëra tjetrës në tabelën e klasifikimit. Nga njëra anë gjendet Sevija e cila deri më tani është surpriza pasi arrin ët gjendet në vendin e dytë pas Barcelonës, duke konfirmuar formën e mirë në të cilën ndodhet. Kurse në krahun tjetër djemtë e Simeones kërkojnë që të rrëmbejnë edhe një fitore tjetër në kampionat për mos të krijuar shumë distancë me katalanasit. Që madrilenët të fitojnë në fushën e tyre kuotohet me 1.67, kurse barazimi kuotohet me 4.00. Triumfi i Sevijës që do të ishte një surprizë e madhe kurthet me 4.75.

 

 

 

 

Share it :