Basha zbardh ndryshimet e PD-së/ Këshilli Kombëtar me 150 anëtarë, si do të jetë Kryesia e re. Partia me dy nënkryetarë

Intervistoi: Blendi Fevziu

basha ke fevzoNëse nuk zbardhen përgjegjësitë penale të Fullanit, atëherë jemi detyruar të konkludojmë që ai është pjesë e një skenari politik

 Dhuna në Kuvend: S’kemi të bëjmë me konflikt fizik emocional, por përzgjedhje nga Rama të personave të inkriminuar për t’i mbyllur gojën opozitës

 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vetëm një ditë para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së bën të ditura detajet e punimeve të forumit të lartë të forcës më të madhe opozitare. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në “TV Klan”, Basha foli për Këshillin Kombëtar, Kryesinë e re, zgjedhjen e strukturave të larta drejtuese si edhe vendimin për bojkot të Parlamentit. Lidhur me këtë vendim, kreu i PD-së komentoi edhe dhunën në Kuvend, si edhe videon e publikuar nga goditja e deputetit demokrat. Po ashtu, kryedemokrati foli edhe lidhur me arrestimin e ish-gruvenrataorit Fullani, ku tha se nëse nuk nxirren përgjegjësi penale të tij, do të arrihet në përfundimin se e gjithë kjo ka të bëjë me një skenar politik.

 

 Z. Basha, Prokuroria ka nisur hetimin për dy deputetë socialistë, Ndoka dhe Ndreu, duke i marrë të pandehur për dhunën ndaj deputetit të PD-së Strazimiri. Si e shihni vendimin e prokurorisë?

 Ne e kemi e përshëndetur vendimin e Prokurorisë. Është vendimi i duhur. E kundërta do të ishte e gabuar, nëse Prokuroria nuk do të reagonte. Provat flasin vetë. Për faqen tonë të zeze kjo ka ndodhur. Faktet janë në dritë të diellit. Një sulm kriminal. Jo thjesht dhunë, por një dhunë politike, atentat politik. Por nëse transmetoni momentin para sulmit do të shikoni urdhëruesin e sulmit Edi Rama. Strazimiri akuzoi për 19 deputetë të inkriminuar me krimin dhe PD-ja i ka bërë publike. Por problemi që kemi sot në Shqipëri nuk është problemi se aty ka patur një konfrontim emocional, por ka pasur një përpjekje të vazhdueshme të z. Rama, do ta paraqesë si një konfirmim fizik, por është një dhunë kriminale për t’i mbyllur gojën opozitës. Deputeti në fjalë dhe deputetë të tjerë janë përzgjedhur nga z. Rama pikërisht për këtë gjë për të bërë xhandarin e opozitës.

 

Personi një fjalë a ka qenë drejtor në administratën e PD-së?

Asnjëherë nuk ka qenë drejtor i PD-së. Ka qenë në dy raste i sjellë si propozim nga dy parti të tjerë. Nuk ka qenë drejtor në administratën e lartë, por ka qenë propozim i dy partive aleate. Por këtu bëhet fjalë për një standard të lartë moral se si zgjidhen njerëzit për të hyrë në Kuvend. Rama ka zgjedhur kryesisht nga trevat e veriut për herë të dytë jo vetëm rastin e Ndokës të akuzuar për prostitucion, por edhe për persona të ndjekur nga policia, për rrëmbime personash. Këta persona janë zgjedhur me dorë nga z. Rama dhe janë sjellë në Kuvend. Rama nuk e ka përzgjedhur se është me karrierë në PS, por e ka përzgjedhur si xhandar për t’i mbyllur gojën në Kuvend. Personi ka qenë drejtor i PDIU-së dhe në momentin kur është marrë vesh nga ne, pavarësisht se posti menaxhohej nga PDIU, është larguar.

 

Ka PD njerëz të tillë në Kuvend?

PD nuk ka njerëz të tillë me precedentë si ata të PS-së në Kuvend.

 

Keni frikë se nga hetimet mund të përshihen zyrtarë të lartë të PD-së?

Aspak. Që në fillim e kam ftuar Prokurorinë dhe këtë mazhorancë për çdo hetim dhe ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Hetimin hedh dritë nga akuzat e pabazuara siç u bë në rastin e z. Imami. Ne jemi të hapur që të bashkëpunojmë për çdo pretendim dhe akuzë nëse bëhet sipas ligjit. Ne kemi besim tek drejtësia.

 

Të ndalemi tek bojkoti i opozitës, A ishte kjo ngjarje, a e përligj shmangien nga përballja me mazhorancën në Kuvend?

Që në ditën e parë të marrjes së detyrës, unë si kryetar i PD-së kam shpallur se Parlamenti është aula jonë e aksionit tonë politik. Kemi treguar përkushtimin tonë ndaj jetës parlamentare. Por PS që nuk kishte siguruar të gjithë numrat bëri që të bënte shumicën e kualifikuar përmes trafiqeve për të shmangur debatin me opozitën dhe shkeli konsensusin. I duheshin 84 vota për të shmangur opozitën.

 

Si do ta zgjidhni?

Duke ndërgjegjësuar qytetarët vendas dhe ndërkombëtarët. Duke insistuar që rrugëzgjidhja, dalja nga kjo situatë është vetëm një, marrja e përgjegjësive. Ai duhet të rrëfehet dhe të pranojë përgjegjësi për atë që ka bërë. Përgjegjësitë që ka…

 

Po nëse nuk kërkon falje, çfarë do të bëni?

Ky nuk është Parlament. Ne do të zhvillojmë opozitë në çdo moment. Të vazhdojmë me një Parlament të tillë që shkel Kushtetutën? Ne do të qëndrojmë me të gjitha mënyrat.

 

Jashtë Parlamentit?

Ky nuk është Parlament. Sinjalet kanë ardhur edhe nga ambasadori amerikan dhe OSBE, të cilët dënuan dhunën në Kuvend dhe kërkuan zbatimin e vendimeve të Kushtetutës…

 

Pra, nuk do të hyni në Parlament?

Ne do të vazhdojmë betejën tonë në çdo fushë. Ky nuk është Parlament. Por nuk jemi aty për ta kthyer Parlamentin siç do Rama, por për jemi për interesat e qytetarëve. Ka dy mundësi: ose të futemi aty dhe të konfrontohemi, gjë që nuk do të ndodhë, ose të bëjmë vetëgjyqësi.

 

Atëherë ç’do të bëni?

Do të bëjmë që të kthejmë parlamentarizmin në Shqipëri. Ky nuk është Parlament.

 

Si e konsideroni arrestimin e guvernatorit të BSH-së, z. Fullani?

E kemi inkurajuar hetimin për zbardhjen e çështjes. Në rastin e arrestimit të zotit Fullani s’mund të lëmë pa parë dy elemente. Nuk merret një fletë arresti kur guvernatori është në zyrën e vet. Tani është folur vetëm për përgjegjësi administrative të guvernatorit. Nëse prokurori i çështjes nuk zbardh përgjegjësitë penale të Fullanit, atëherë jemi të detyruar të konkludojmë që ai është pjesë e një skenari politik.

 

Cili do të jetë organizimi i Kuvendit?

Në ditën e parë do të jetë pjesa kryesore e synimeve që ka Kuvendi. Ka të bëjë me evidentimin e analizës, gabimeve tona, synimet për të ardhmen, ndryshimet statutore dhe zgjedhja e Këshillit Kombëtar.

 

Sa vetë do të ketë Këshilli?

Përveç një numri drejtuesish të zgjedhur, siç janë kryetarët e degëve dhe deputetëve, të ketë një kuotë prej jo më pak se 100 anëtarësh. Kuvendit do t’i propozohet që të ketë Këshilli 150 anëtarë (plus kryetarë të degëve dhe deputetët). Synimi i këtij sistemi që inaugurojmë, që është bërë që me zgjedhjen time si kryetar, që vendimmarrja të jetë sa më afër anëtarësisë. Kryesia funksionale që do të përbëhet nga kryesia aktuale si edhe kryesia e përbërë nga sekretarë organizativë të partisë, por edhe sekretarët vendorë.

 

Me një numër prej…

Numri total nuk do të jetë i ndryshëm nga kryesia aktuale, por rolet janë shumë të ndryshme.

 

Dy nënkryetarë dhe një sekretar i përgjithshëm do të vazhdojë…

Mbetet për t’u vendosur në Kuvend. Vazhdon siç është tani me dy nënkryetarë. Do të zgjidhen nga Këshilli Kombëtar.

 

E keni dhënë porosinë kush do të zgjidhet?

Nuk ka porosi, porosia është pushteti i votës

 

Kush ngrohet dhe kush bie…

Ata që vendosin me votë. Vendosin delegatët në parti

 

Do jetë ky Kuvendi i vazhdimësisë…

Ky do jetë dhe është Kuvend i bashkimit, ripërtëritjes dhe nisjes së re. Kuvendi është përfundimi i procesit, ai ka nisur me zgjedhjen time si kryetar, ka vazhduar me procesin e anëtarësimeve dhe këtu ka një risi për politikën shqiptare. Nuk njoh parti tjetër që të ketë pasur një proces kaq vërshim anëtarësie sa PD. 15% e Këshillit Kombëtar do të përbëhet nga demokratë nën moshën 30 vjeç.

 

Do ketë gra….

Do jenë 30% e Këshillit Kombëtar.

 

Ka dualitet mes jush dhe z. Berisha?

S’ka dualitet. Është mendësia ime që para vendimmarrjes të kemi diskutime. Lulzim Basha nuk është vetëm autonom, por ka përgjegjësinë e plotë. Aty ku ka vend për konsultim, ndërmerren me të gjitha instancat, përfshi edhe Sali Berishën.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share it :