Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka ngritur alarmin se qarku i Gjirokastrës është drejtë paralizimit të plotë për shkak të reshjeve të dëborës.
Deputeti i këtij qarku thekson se strukturat shtetërore në këtë qark janë inekzistente dhe se policia nuk ka bërë asnjë komunikimin për të paralajmëruar udhëtarët.
“Qarku i Gjirokastrës drejt i bllokimit e paralizimit te plotë.
Strukturat shtetërore përgjegjëse janë inekzistente!
Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet!
Policia nuk ben asnje komunikim, njoftim apo paralajmerim per qytetaret e udhetaret.
Rruga nacionale nga Memaliaj ne Qafe Muzine pothuajse e pa komunikueshme, me nje nivel te bores prej reth 35 cm.
Po keshtu dhe drejtimi per Permet.
Per komedi vetem nje mjet i vogel pastrues duket diku, ndersa situata kerkon reagime e masa energjike.
30 grupe te tera fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frasherit etj, jane te bllokuara dhe askush nuk interesohet.
As edhe nje mase apo keshille per blegtorine e ketij Qarku, e cila po kalon momente shume te veshtira.
Dhe bora po vazhdon te bjere, ndersa mungojne krejtesisht reagimet perkatese stabilizuese.
Po kush t’i realizoje keto, nje Qeverisje ne shkermoqe si kjo…!?”, shkruan Shehu.







