Kërkohej nga Interpoli për vrasje të trefishtë në Lezhë

0
143

Kastriot Zhuba Arben Kthella

Arrestohet në Itali Kastriot Zhuba për një vrasje të dyfishtë në Milano

Kastriot Zhuba, njeriu i cili në vitin 2012 vrau tre anëtarët e një familjeje në Blinisht të Lezhës, është arrestuar në Milano. Zhuba dyshohet se është autor i vrasjes së Arben Kthellës dhe plagosjes së kushëririt të tij, Mond Kthella mbrëmjen e 18 shtatorit në Milano të Italisë.

 

Vrasjet në Milano

Ngjarja më e fundit në Milano, për të cilën akuzohet dhe është arrestuar nga polica Kastriot Zhuba, ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 18 shtatorit. Arben Kthella, 37 vjeç, nga fshati Manati i Lezhës është ekzekutuar, ndërsa është plagosur djali i xhaxhait të tij Mond Kthella, në një lagje të Milanos. Në këtë ekzekutim ka mbetur i vdekur edhe një shtetas egjiptian, Ibrahim Sharara, 36 vjeç.

Vrasja është njoftuar në polici nga banorët e zonës të cilët kishin dëgjuar një breshëri të shtënash me armë. Mësohet se vrasësi i dyshuar, Kastriot Zhuba ishte larguar në bordin e një makine tip “Opel” dhe është ndaluar pak orë më pas. Sipas mediave italiane, mësohet se 37 vjeçari Arben Kthella, ishte vrarë me dy plumba në kurriz dhe një në kokë. Ai ishte gjetur në një cep të sheshit Giustino Fortunato në rrugën Casarsa, përballë hyrjes në spitalin Galeazzi. Viktima e dytë, shtetas afrikan, është gjetur në rrugën Marna. Ai humbi jetën pak minuta pasi mjekët ishin përpjekur ta transportonin për në spital. Personi i tretë i plagosur, edhe ky shqiptar, Mond Kthella, është qëlluar me një plumb në bark por është jashtë rrezikut për jetën. Policia beson te dëshmia që ai mund të japë për të zbardhur se çfarë ka ndodhur. Mendohet se tre personat njiheshin me njëri tjetrin, ndërsa kanë pasur takim me një apo dy persona. Pasi është shtënë mbi të parin, dy të tjerët kanë tentuar të largohen por janë qëlluar.

 

Vrasjet në Lezhë

Ndërkohë që Zhuba është arrestuar për një krim nga polica italiane, të kryer në Milano, nga Interpol Tirana mësohet se arrestimi i tij është bërë pas kësaj vrasjeje. Pas verifikimeve është zbuluar se ai është edhe autori i krimit të rëndë që ndodhi në 2012 në Blinisht të Lezhës.

Vrasja e trefishtë në Blinisht të Lezhës ka ndodhur në vitin 2012. Tre pjesëtarët e familjes Shtjefni janë masakruar nga Zhuba pas një konflikti të momentit. Kastriot Zhuba kishte marrë një armë dhe ishte vënë në pritje për të qëlluar ndaj Skënder Sallakut 30 vjeç, banor i Blinishtit, personi i cili kishte pasur konflikt me babanë e tij. Pasi kishte mësuar kthimin nga Italia të Zhubës, 30-vjeçari Skënder Sallaku i druhej hakmarrjes dhe për këtë qëllim ruhej, ndërsa nuk qëndronte asnjë rast jashtë në orët e natës. Kastriot Zhuba ishte vendosur para shtëpisë së Sallakut dhe në një moment ka tentuar të kalojë murin, por është përballur me plumbat e armës që mbahej nga 30-vjeçari, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes tyre. Pasi nuk ka mundur të vrasë dhunuesin e babait të tij, Kastriot Zhuba është tërhequr dhe ka konsumuar alkool në një lokal në fshatin e tij, duke menduar për veprimet e radhës. Pasi ka konsumuar një sasi alkooli, Zhuba është drejtuar për tek makina e tij që ndodhej para lokalit, por në momentin e nisjes ka përplasur me makinë 24-vjeçarin Fatjon Shtjefni. Ky i ka kërkuar shpjegime për atë çfarë ndodhi, por është gjendur nën kërcënimet e Zhubës, i cili e ka goditur sërish me pjesën e pasme të makinës pas largimit drejt shtëpisë. Pas debatit mes tyre, 24-vjeçari Fatjon Shtjefni është drejtuar tek prindërit e tij, dhe së bashku me ta i janë afruar banesës së Zhubës. Kur janë ndodhur në hyrje të oborrit, 24-vjeçari i ka kërkuar Kastriot Zhubës të dalë jashtë, ndërsa 54-vjeçari Rrok Shtjefni mbante me vete edhe një pistoletë. Në këtë moment, Kastriot Zhuba ka dalë nga pjesa e pasme e shtëpisë së bashku me një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar menjëherë në drejtim të Fatjonit duke e lënë të vdekur në vend. Pasi ka parë djalin t’i vritej, Rrok Shtjefni ka tentuar të kundërpërgjigjet me armën e tij, por breshëritë e automatikut janë zbraz në drejtim të tij dhe bashkëshortes së tij.

 

 

Fier

Goditet një çerdhe prostitucioni, në pranga 6 persona

Policia e Fierit ka prangosur 6 persona mëngjesin e djeshëm, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë dy persona po ndiqen në gjendje të lirë. Sipas informacioneve që përcjellin blutë e Fierit, të arrestuarit janë përkatësisht Haxhi Lalaj, F. H., 47 vjeçe, B. Ç., 64 vjeç, E. F., 35 vjeç, M. B., 50 vjeç dhe Xh. D., 60 vjeç. Ndërkohë, në procedim penal po ndiqen Ll. N., 69 vjeç dhe B. L., 69 vjeç, ndërsa mësohet se Haxhi Lalaj shfrytëzonte apartamentin e tij për ushtrimin e prostitucionit.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Private’, nga specialistët e seksionit kundër trafiqeve, u bë e mundur që pas një hetimi 3 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë të viheshin në pranga këta persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency