Skedina/ Parashikimet e ndeshjeve të fundjavës  

01193Sfida interesante pritet që të luhen këtë fundjavë në kampionatet evropiane. Një javë intensive kjo që është ngarkuar edhe më shumë me Ligën e Kampioneve dhe Europa Ligën, të cilat e bëjnë edhe më të vështirë misionin e fitores për skuadrat. Në Itali dhe në Angli, fundjava do të jetë edhe më emocionuese dhe do të dhurojë ndeshje të bukura. Kështu, në Angli Çelsi i Murinjos do të sfidojë kampionët në fuqi të Mançester Sitit, ndërsa në Itali, Milani dhe Juventusi do të përballen në një duel që ka shumë histori dhe rivalitet. Më poshtë do të njiheni edhe me kuotimet që kanë këto sfida nga bastet.

 

 

                                                            1          x         2

Mançester Siti – Çelsi                     2.30    3.40    3.00

Sfida midis dy gjigantëve të futbollit anglez dhuron gjithmonë spektakël dhe është e vështirë të dallosh se cili është favorit. Të kaltrit e Pelegrinit kanë humbur ndaj Bajernit në Ligën e Kampioneve dhe do të duan që të rikthehen shumë shpejt në kampionat për mos të humbur terren. Ndërsa në krahun tjetër Çelsi i Murinjos tregon se është një skuadër e frikshme. Blutë me blerjen e Fabregasit dhe Diego Kostës kanë fituar një plus të madhe dhe janë kthyer në një skuadër të frikshme. Katalanasi ka një performancë të shkëlqyer me pasime, ndërsa ish-lojtari i Atletikos së Madridit ka arritur të shënojë 7 gola në kampionat, duke treguar se është një vrasës i vërtetë përpara portës. Pelegrini arriti të merrte një fitore ndaj Liverpulit, duke treguar se është një kockë e fortë dhe që ndryshe nga arena ndërkombëtare nuk lëshon pikë. Fitorja e Sitit kuotohet me 2.30, ndërsa barazimi në 3.40. Ndërkaq, më e vështirë konsiderohet fitorja e Çelsit, e cila llogaritet me kuotën 3.00.

 

1           x        2

AC Milan – Juventus          3.20    3.30    2.25

Derbi që ndez Italinë, ai midis Milanit dhe Juventusit, do të jetë edhe epiqendra e vëmendjes së futbollit italian. Një përballje midis dy skuadrave që kanë bërë historinë dhe ka dhuruar emocione të veçanta. Në një krah gjendet Inzagi me filozofinë e tij të re që ka arritur të marrë dy fitore. Ndërsa në krahun tjetër gjendet ish-tekniku i Milanit, Alegri, me Juventusin që edhe këtë sezon është pretendent kryesor për fitimin e titullit. Juventusi po kalon një periudhë të mirë dhe arriti të shënonte edhe fitoren në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve ndaj Malmoes, teksa edhe në kampionat nuk ka pasur pengesa. Kurse Milani i riformatuar duket një skuadër që dhuron spektakël, edhe pse është një grup lojtarësh që kanë pak që luajnë me njëri-tjetrin. Favorit për të fituar takimin shikohet Juventusi, i cili për të fituar ka një koefiçent 2.25. Ndërsa barazimi midis dy titanëve të futbollit italian kuotohet me një koeficient 3.30, duke u përjashtuar pak si mundësi që të dyja skuadrat të ndahen në paqe. Kurse fitorja e kuqezinjve mbi kampionët në fuqi kuotohet me 3.20.

 

                                                             1          x        2        

Atl. Madrid – Selta Vigo                   1.44    4.20    7.50

Sfidë interesante në kampionatin spanjoll është ajo që do të luhet midis kampionëve në fuqi të Atletikos së Madridit dhe Selta Vigos. Skuadra e Simeones pësoi një humbje pak surprizuese në Ligën e Kampioneve, kjo pas një suksesi të madh ndaj Realit në kampionat. Ndërsa në krahun tjetër Selta Vigo ka bërë një performncë mjaft të mirë deri më tani, duke marrë dy barazime dhe një fitore. Arritje këto që i rendisin pas kuqebardhëve. Bastet shikojnë dukshëm favorite skuadrën e “Cholo”-s, e cila i duhet fitorja për të ngritur pak moralin. Ndërsa Selta Vigo do të shfrytëzojë mundësitë e saj për të dalë me një pikë nga Madridi. Kuotimi që Atletiko të fitojë është 1.44, ndërsa barazimi 4.20. Kurse fitorja e Seltës kuotohet me 7.50 duke i minimizuar shumë skuadrës që të fitojë.

 

Favoritë për të fituar Ligën e Kampioneve, Bajerni dhe Reali

Liga e Kampioneve është një çështje mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut. Kështu mendojnë bastvënësit pas ndeshjeve të para të fazës së grupeve. Koefiçencët nxjerrin kampion Evrope dyshen e formuar nga “Los Blancos” dhe bavarezët që lenë pas Barcelonën. Për të dy të parët koeficienti është 4.50, ndërsa për “blaugranat” 6.50. Pas tyre vjen Çelsi dhe Mançester Siti, ndërsa dy italianet Juventusi dhe Roma janë shumë mbrapa.

 

 

Share it :