Bioenergjia apo aura energjike njerëzore; të gjitha teoritë mistike

Bioenergjia

bioenergji Në psikologji, energji do të thotë forcë, gjallëri e aktivitetit psikik. Njeriu nuk është i kufizuar vetëm në fizikun e tij, por dhe me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Fjala bioenergji rrjedh nga fjalët greke: bios – jetë dhe energji – punë, veprim. Bioenergjia përdoret për shërimin e sëmundjeve ose lehtësimin e dhembjeve tek te sëmurët, me anë të furnizimit natyror me energji, pa ndihmën e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinë tonë personale, me ane të duarve, mbi trupin e pacientit të sëmurë, pa e prekur atë.

Në psikologji, energji do të thotë forcë, gjallëri e aktivitetit psikik. Njeriu nuk është i kufizuar vetëm në fizikun e tij, por dhe me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë.

Fjala bioenergji rrjedh nga fjalët greke: bios – jetë dhe energji – punë, veprim.

Bioenergjia përdoret për shërimin e sëmundjeve ose lehtësimin e dhembjeve tek te sëmurët, me anë të furnizimit natyror me energji, pa ndihmën e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinë tonë personale, me ane të duarve, mbi trupin e pacientit të sëmurë, pa e prekur atë.

Aura (bioenergjia), fusha energjitike e njeriut, është manifestim i energjisë dhe është i lidhur ngushtë me jetën e njeriut. Përshkruhet si mjegull, që rrethon dhe e përshkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike.

Gjithashtu, ekzistojnë lokacione specifike në sistemin tonë energjetik për emocionet, mendimet, kujtimet dhe përjetimet e tjera fizike.

Bioenergjia njihet nga njerëzimi që nga kohët e lashta. Indianët e njohin këtë energji që para 5000 vjetëve dhe e quajnë atë “prana”. Këtë energji universale ata e konsiderojnë burim të jetës. Edhe kinezët e njohin këtë energji dhe e quajnë “Ch’i”. Kjo energji përmban dy pole të forcës, jin dhe jang. Kur jin dhe jang janë në baraspeshë, sistemi i gjallë (organizmi) është i shëndoshë, ndërsa kur midis tyre sundon disharmonia (jo baraspesha), si rezultat kemi gjendje të sëmurë.

Ndërsa “Kabala” apo teoria mistike e hebrenjve, që ka filluar të shfaqet rreth 450 vjet para Krishtit, flet për këtë energji si dritë astrale. Krishtërimi nga ana tjetër përshkruan Isain (Jezusin) dhe figurat e tjera të larta shpirtërore të rrethuara me dritë mbi kokë (aureolë).

Edhe Paracelzusi, në mesjetë, këtë energji e ka quajtur “ilastër” dhe thoshte se “ilastri” është i përbërë nga forcat e jetës dhe materies.

Shumë mësime ezoterike, si tekstet e vjetra hinduse, teozofistët, tibetasit, budistët e Indisë, zen – budistët e Japonisë, Zonja Blavocki, Rudolf Shtajner e shumë personalitete të tjera, që janë marrë me çështje shpirtërore, flasin dhe e përshkruajnë këtë energji.

Në fillim të shekullit XII, Buraku dhe Liberi kanë vërejtur se qeniet njerëzore kanë energji, e cila mund të provokojë ngacmime edhe në largësi.

Ata kanë cekur se një person, me vetëdëshirë, mund të provokojë efekte pozitive ose negative tek personi tjetër, pa prekje fizike.

Dukurinë e “Energjisë universale”, në vitin 1800, e vëren edhe Mesmeri, i cili në bazë të kësaj energjie e krijoi “mesmerizmin”. Më vonë, Mesmeri këtë energji e përshkruan si hipnotizëm.

Vilhem von Rajhenbah kaloi 30 vjet duke eksperimentuar në lëmin, të cilin e quajti “forcë tërheqëse”. Ai zbuloi se forca në trupin e njeriut prodhon polaritet të njëjtë me atë që gjendet në kristale. Në bazë të këtij eksperimenti, Rajhenbahu e përshkruan anën e majtë të trupit si pol negativ, ndërsa të djathtën si pol pozitiv. Ky sistem është pothuajse i njëjtë me sistemin kinez: jin dhe jang.

Nga fundi i viteve ’60, u bë i njohur dhe për herë të parë aparati për fotografimin e aurës (bioenergjisë), të cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori Semjon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkë me të shoqen, Valentinën, dhe e quajtën me mbiemrin e tyre “Fotografia e Kirlianit”.

Në këto fotografi shihet qartë një lloj drite, diku më e fortë e diku më e dobët (varësisht nga lënda), e cila duket në formë të flakës ose rrezeve.

Kirliani, gjatë eksperimenteve të gjata, arriti të konstatonte se secila substancë e ka strukturën e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturën krejt të ndryshme të dritës nga gjethi i ndonjë bime.

Metali tregon dritë fare të dobët, ndërsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnë fare dritë.

Energjitë që qarkullojë nëpër trupin njerëzor, nëpërmjet qendrave përkatëse energjitike, mbajnë organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm. Derisa në fizik, kjo energji vepron për kryerjen e një veprimi ose pune në botën e jashtme materiale, në psikologji kjo energji vepron për gjallërimin e aktivitetit psikik, kuptimeve mentale, përjetimeve emocionale etj.

Bioenergjia përdoret për shërimin e sëmundjeve ose lehtësimin e dhembjeve tek të sëmurit, me anë të furnizimit natyror me energji, pa ndihmën e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinë tonë personale, me anë të duarve, mbi trupin e personit të sëmurë. Edhe G. Jungu në teorinë e tij të “vetëdijes kolektive…”, thotë se njeriu është qenie psiko-energjetike dhe se shëndeti i tij varet nga ajo se si energjia kalon nëpër trupin e tij, madje edhe nga çfarë ai ndien, mendon, dëshiron etj.

Nëpërmjet këtyre supozohet se kalon e gjithë energjia universale nëpër trupin tonë dhe e mban atë në harmoni me natyrën. E në qoftë se ndonjë çrregullohet, atëherë pason edhe sëmundja, të cilën bioterapeutët me anë të duarve, respektivisht bioenergjisë, e shërojnë, duke ia rregulluar drejtimin e rrotullimit energjisë përgjatë gjithë organizmit.

Sa i përket bioenergjisë, sot në botë ekzistojnë tri teori: Njëra konsideron se është fjala për fushën e energjisë, e cila i është e njohur fizikës moderne. E dyta konsideron se është fjala për energji ende të panjohur. Ndërsa e treta mohon bioenergjinë, ekzistencën e saj dhe pohon se fjala është për sugjestione dhe hipnozë.

Pavarësisht se cila teori është më afër realitetit, pra mund të jetë e sakte, dhe për çfarë forme energjie është fjala, ajo sot me sukses po përdoret për shërim dhe po tregon rezultate tepër inkurajuese.

 

 

Share it :