Krimet e Rënda japin masën ‘arrest me burg’ për të tetë personat e arrestuar në kuadër të operacionit që u zhvillua pak ditë më parë në Qafë Thanë, ku u sekuestruan më shumë se gjysmë ton drogë. Seanca u zhvillua pak minuta më parë, ndërsa të pandehurit janë:
Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj
Sipas dosjes së prokurorisë droga ishte blerë në Tepelenë nga Aranit Bida, që ishte drejtuesi i grupit kriminal, i sapo liruar nga burgu. Aranit Bida organizonte transportin në aksin Tepelenë—Fier-Rrogozhinë dhe Elbasan me destinacion Pogradecin.
Më pas do të merrej në dorëzim nga një person i quajtur Gjoni, (Elvis Gjona) i cili do të bënte dërgimin e ngarkesave nga Shqipëria në Maqedoni me varka përmes liqenit, më pas në Greqi dhe në fund në Turqi. Transportin përmes Liqenit të Ohrit e bënte Suferim Dokollari.
Nga përgjimet ka rezultuar se Aranit Bida do ta dërgonte kanabisin në Turqi për ta shkëmbyer më pas me heroinë, e cila nga Turqia do të transportohej për në Shqipëri.




