Më në fund edhe çështja e stadiumit po duket se po shkon drejt zgjidhjes. Kjo, pasi organizimi nga instancat ndërkombëtare të futbollit do të kemi një tempull ku mund të shohim kuq e zinjtë. Investimi i bërë nga UEFA, FIFA dhe qeveria shqiptare pritet t’i ndryshojë tërësisht pamjen stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Fusha e Elbasanit do të jeta e vetmja në Shqipëri që do të përmbushë kriteret e UEFA-s. Ëndërra e shqiptarëve për të parë kombëtaren e tyre të luajë në një stadium modern duket drejt realizimit. Elbasan Arena, ka ndërruar pamje, që edhe pse ende nuk ka përfunduar të la pa fjalë. Plani B për shtëpinë e kuqezinjve tanë është në hapat e fundit, dhe teksa të gjithë janë në pritje të projektit madhor për ndërtimin e stadiumit të ri aty ku sot është Qemal Stafa, mund të kënaqemi me një tjetër impiant bashkëkohor. Kohë më parë shefi i Sport Klub Elbasan ka deklaruar disa kohë më parë se impianti do të jetë bashkohor. “Ndërhyrjet do të jenë totale, rindërtimi do të jetë në të gjitha drejtimet. Po ta ndajmë tribunën në disa zona kryesore, atëherë themi 400 vende zona VIP, 100 zona e gazetarëve dhe pjesa tjetër për tifozët. Aktualisht, është 1600 vende të ulura, plus që mendohet që mund të shtohen disa shkallë dhe të shkojë nga 2100-2200 vende”, – është shprehur Artin Kovaçi. Në impiantin e ri do të ketë mjedise ku do të ofrohen shërbime për tifozët gjatë pushimit të ndeshjeve. Përveç pjesës së tribunave, ku numri i tifozëve pritet të jetë rreth 11 mijë, do të ketë edhe përmirësim të tapetit të blertë. Një ndryshim rrënjësor do të pësojnë edhe dhomat ku skuadrat përgatiten para ndeshjeve. Në impiantin e ri çdo gjë është menduar deri në detaj, nga tualetet e deri të siguria e tifozëve në rast rreziku. Risia e këtij stadiumi është se për herë të parë hyrja në të do të jetë në mënyrë elektronike. “I gjithë stadiumi do të funksionojë mbi bazën e të gjitha kritereve dhe rrethimi do të jetë i veçantë dhe hyrje-daljet do të jenë sipas kushteve të UEFA-s. Nuk do të ketë më prerje biletash, por çdo gjë do të jetë elektronike. Projektorët e rinj do të jenë sipas kritereve të UEFA-s, me forcë ndriçimi 1600 luks, ndërkohë që në pjesën anësore të fushës nuk do të mungojë edhe ekran i madh elektronik i cili kap shifrën e 100 mijë eurove. Një rikonstruksion total do të pësojë edhe parkingu rreth e rrotull stadiumit. Ndërsa kapaciteti i të cilit duhet të jetë 400 makina gjatë ndeshjeve ndërkombëtare. Në këtë stadium do të luhen edhe ndeshjet e skuadrave që kalojnë në turet e kupave të Evropës. Për këtë çështje ka folur edhe Shulku, që është ka dhënë një deklaratë për këtë çështje, Ai është shprehur se çështja e stadiumit do të shikohet me kujdes. Sipas tij do të punohet që stadiumi të rikonstruktohet brenda shtatori. Por edhe nëse kjo nuk do të ndodhë do të shikohet një mundësi tjetër. Sipas tij, ndeshjet në transfertë janë opsioni më i mirë i mundshëm. “Në rast se nuk do jemi në kohë me punimet, pra nuk do kenë përfunduar deri në shtator të këtij viti, atëherë plani ynë është që ndeshjet e para të kualifikimeve t’i luajmë në transfertë. Sigurisht, do bëhet ç’është e mundur që kjo të mos ndodhë dhe punimet të përfundojnë në kohë. Nuk bëhet fjalë që të luajmë në fushë neutrale për takimet që në short i kemi për t’i zhvilluar në Shqipëri. Janë vetëm ndeshjet e para, që në rast se do të na bien t’i luajmë brenda, do të gjejmë konsensusin me kundërshtarët që të parat t’i luajmë në transfertë”, – është shprehur Shulku. Dëshira e Federatës Shqiptare të Futbollit, e mbështetur edhe nga Qeveria Shqiptare duket drejt realizimit, me një projekt që tregon më së miri se mundësitë për të ngritur infrastrukturën e duhur për botën e futbollit ekzistojnë. Kur duhen edhe dicka më shumë se 50 ditë nga sfida ndaj Portugalisë e vlefshme për eleminatoret e europianit Francë 2016, e programuar për tu luajtur në Shqipëri, Elbasan Arena duket gati të marë përsipër detyrën e ngarkuar, për të qënë shtëpia e të gjithë Shqiptarëve. . Ritmi i punimeve vijon të jetë i lartë, pasi për momentin Elbasan Arena ka marë vetëm formën, teksa për ta bërë funksional deri më 11 tetor do të duhet ende një punë kolosale. Impianti i ri është ndërtuar për të mirëpritur 12 mijë spektatorë, por shumë komod dhe modern, për vetë kushtet që do të ofrojë. Larg ndotjes që karakterizon stadiumet tona, shtëpia e re e kuqezinjve tanë, do të ofrojë komoditetin që tifozë kërkojnë për të ndjerë me plot kuptimin e gojës kënaqësinë e të ndjekurit të skuadrës së zemrës, asaj që identifikon shqiptarët kudo në botë.




