“Skema e pensioneve sa vjen e po bëhet më e paqëndrueshme, duke e thelluar deficitin. Shpenzimet për mbulimin e pagesave të pensioneve u rritën me 9.5% me bazë vjetore për shtatë mujorin. Ato ishin rreth 78 miliardë lekë në fund të korrikut, duke zënë 33% të totalit të shpenzimeve buxhetore, nga 30.5% që ishte kjo peshë në korrik 2013”
Deri në fund të korrikut, financat kanë shlyer 25.7 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga të cilat 12.75 miliardë lekë rimbursim TVSH-je, 8.4 miliardë lekë detyrime infrastrukture dhe 4.7 miliardë lekë detyrime të tjera. Ky është bilanci i bërë publik nga Ministria e Financave. Shpenzimet buxhetore për shtatë mujorin shënuan rritje për herë të parë gjatë këtij viti, si rrjedhojë e dy faktorëve kryesore, shtimit të subvencioneve për subvencionimin e skemës së pensioneve dhe shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, një zë i ri, që është futur për herë të parë në buxhetin këtij viti. Megjithatë, rritja e këtyre dy zërave është neutralizuar disi nga tkurrja e fortë e shpenzimeve kapitale. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, totali i shpenzimeve buxhetore arriti në 236 miliardë lekë për periudhën janar- korrik 2014, me një rritje prej 1.25% me bazë vjetore. Për gjashtëmujorin, shpenzimet kishin shënuar një tkurrje prej 3.7%. Shpenzimet korente, ato për interesa dhe ato për buxhetin vjetor kanë arritur të mbahen nën kontroll, duke u ulur përkatësisht me 1.5%, 1.8% dhe 15.1%.
Shpenzimet
Skema e pensioneve sa vjen e po bëhet më e paqëndrueshme, duke e thelluar deficitin. Shpenzimet për mbulimin e pagesave të pensioneve u rritën me 9.5% me bazë vjetore për shtatë mujorin. Ato ishin rreth 78 miliardë lekë në fund të korrikut, duke zënë 33% të totalit të shpenzimeve buxhetore, nga 30.5% që ishte kjo peshë në korrik 2013. Nj zë tjetër, që ka ndikuan në shtimin e shpenzimeve buxhetore është ai i shlyerjes së borxheve që shteti u ka bizneseve, një proces që është intensifikuar ndjeshëm që pas muajit maj. Deri në fund të korrikut, financat kanë shlyer 25.7 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga të cilat 12.75 miliardë lekë rimbursim TVSH-je, 8.4 miliardë lekë detyrime infrastrukture dhe 4.7 miliardë lekë detyrime të tjera. Zëri me ecurinë më negative, është ai i shpenzimeve kapitale, që është tkurrur me 45.5% me bazë vjetore për shtatë mujorin, duke reflektuar si bazën e lartë të krahasimit në të njëjtën periudhë të një viti më parë (sidomos në prag të zgjedhjeve të qershorit investimet kapitale ishin të larta), ashtu dhe kalimin e menaxhimit të fondeve nga një ministri në tjetrën. Që prej janarit të këtij viti, realizimi i shpenzimeve kapitale kryhet nga Ministria e Ekonomisë dhe jo nga financat. Buxheti ka kursyer 20 miliardë lekë nga mosrealizimi i këtyre shpenzimeve (një shifër e përafërt me atë që iu është kthyer bizneseve). Deficiti buxhetor ishte 35% më i ulët në raport me një viti më parë, në 30.7 miliardë lekë . Megjithatë, në krahasim me qershorin e 2014-s, deficiti është rritur me 27% (në qershor ishte 22 miliardë lekë), për shkak të ngadalësimit të rritjes së të ardhurave dhe shtimit të shpenzimeve.
Sezoni i verës/ Euro vazhdon këmbimin me 140 lekë
Sezoni veror nuk ka ndikuar fort në zhvlerësimin e valutave dhe sidomos euros. Monedha eropiane është kuotuar thuajse në të njëtat nivle me disa muaj më parë, duke zbitur nën nivlein e 140 lekëve. Sipas të dhënave të BSH-së në tregun e këmbimit valutor vendas, leku është kuotuar në vlera të qëndrueshme kundrejt valutave kryesore.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 139.97 lekë, në të njëjtat nivele me një ditë më parë. Ndërsa monedha e gjelbërt amerikane këmbehet me 102.17 lekë, 0.13 lekë më shumë ndaj ditës së djeshme. Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët ka nisur fillim javën në tregun e brendshëm të këmbimit valuator, nën nivelin e 140 lekëve. Euro ka zbritur këtë të hënë në kuotën e 139.97 lekë, ose 0.05 lekë më pak ndaj ditës së premte. Aryset e qëndrueshmërisë së monedhes europiane janë se emigratët kanë ulur prurjet drejt Shqipërisë në sezonin veror, çka ka bërë që sasia e euros në treg të mos jetë mbi kërkesën. Shumë nga emigratët kanë pushur në vendet ku jetojnë dhe punojnë, ndërsa qyetarët shqiptarë që jetojnë në vend, kanë preferuar të dalin jashtë Shqipërisë për turizëm. Një euro e qëndrueshme ndikon në shtrenjtimin e kredisë për shumë qytetarë, që kanë marrë hua në bankë në këtë valutë, si dhe shternjton importet që përcjellin çmime më të larta në treg. Ndërsa eksportet janë ato që përfitojnë, pasi fitojnë më shumë.
Ankandi/ Qeverisë i duhen ende para, në shitje 13.4 miliardë lekë bono thesari
Financat kanë intensifikuar ankandet e bonove të thesarit në këtë periudhë të nxehtë të vitit, dukuri që konstatohet përgjithësisht në korrik-gusht dhe në dhjetor janar dhe përkon me maturimin e borxheve, duke bërë që financat të kenë nevojë për më shumë para. Pasi shiti pak ditë më parë 38 milionë euro obligacione 2 vjeçare, nga 40 milionë që ishte shuma e planifikuar, Banka e Shqipërisë ka njoftuar për ankande të tjera të bonove të thesarit në lekë, që do të zhvillohen ditët e ardhshme dhe synojnë të mbledhin në total 13.4 miliardë lekë. Sot do të zhvillohet ankandi për shitjen e 2 miliardë lekë bono 3 mujore. Në ankandin e mëparshëm me të njëjtin maturitet, yieldi (interesi) mesatar i ponderuar arriti në 2.99%. Ndërsa të martën do të zhvillohen dy ankande, ai i shitjes së 9.1 miliardë lekë bonove me afat maturimi 1 vjeçar (në ankandin e mëparshëm me të njëjtin maturitet, yieldi mesatar i ponderuar arriti në 3.21%) dhe sërish 2.3 miliardë lekë bono tre mujore.




