Personi që shihni në foto është Altin Avdylaj, i njohur ndryshe me emrin ‘Niçja’, një nga personat e arrestuar në sajë të operacionit ‘Vol Vo-4’.
Avdylaj akuzohet si pjesë e grupit Avdylaj për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.





