Gazeatrja gozhdon Tahirin. Me shpjegoni udhetimin me skafin 600 mije Euro

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Tahiri iu shmang pyetjes së gazetares Klodiana Lala, ku kjo e fundit e pyeti nëse ai i kishte dhënë Moisi Habilajt ( i arrestuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe kusheri i larget i ish-ministrit) skafin që përdorte vet.

“Lërë prokurorin të bëjë prokurorin. gjyqin preferoj ta bëj atje ku është dhe jo këtu. S’kam ndërmend të merrem këtu me deklarata prokurorësh dhe insinuata prokurorësh. Ata marrin provat, i çojnë në gjykatë dhe mbi këtë bazë vendoset nëse jam me faj apo jo. Përgjigjen e di unë. Të gjitha këto që janë insinuata. Mos më ndërprit më (I kthehet gazetares Klodiana Lala). Do më thërrasë prokuroria kur ta shoh të arsyeshme. Sot dola në publik sepse kam një vendim nga Prokurorët e Antimafias ku thotë se; ky zotëri nuk ka lidhje me këtë çështje. kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis”, tha Tahiri.

Ndërkohë pyetjes së Lalës lidhur me faktin nëse Tahiri ka bërë një udhëtim me jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi ku ai ishte dhe kapiteni, ish-ministri e pranoi publikisht.

Lala: Keni udhëtuar me një jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi. Keni qenë ju kapiten i jahtit që keni udhëtuar nga Mali i Zi?

Tahiri: 
Me skaf dhe jo me jaht. Kam bërë pushime për qefin tim. Po patjetër, kam patentë.

Lala: Është në shumën e 600 mijë eurove i blerë
Tahiri: Nuk hetohem për pushimet e mia. S’kam qenë në asnjë detyrë për kohën që i referoheni.

Share it :