Ilirian  Celibashi jep dorëheqjen, postin e tij e zë  Ermonela Felaj

rama celibashiIlirjan Celibashi ka paraqitur dorëheqjen nga posti i minsitrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa është zëvendësuar në këtë detyrë nga Ermonela Felaj. Vendimi është bërë publik në një konferencë për mediat nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se vendimi i tij për motive tërësisht personale të jetë i duhuri. “Ilirjani mbetet pjesë e familjes sonë politike dhe ne nuk do të ngurojmë të kërkojmë kontributin e tij sa herë të kemi nevojë, për të na asistuar dhe ndihmuar, duke parë nga jashtë punën e qeverisë”, theksoi Rama. Ndërkohë Ilirjan Celibashi u shpreh se kjo ishte një eksperiencë e madhe, ndërsa sqaroi arsyet e dorëheqjes janë profesionale. “Shpresoj që me këtë akt të mos dëmtoj asnjë interes publik. Ky ishte momenti më i përshtatshëm, në kuptimin e asaj se çfarë kjo qeveri ka arritur në këto 300 ditë. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen dhe falenderim të posaçëm dhe të thellë për partinë Socialiste, Kryeministrin Rama për vlerësimin që i bënë aftësive të mia duke më bërë nder të jem përfaqësues i kësaj mazhorance dhe pjesë e këtij kabineti qeveritar”, theksoi Celibashi. Ndërkohë, Ermonela Felaj në komunikimin e saj me mediat tha se ndjehej shumë mirë që do të pasonte në detyrë Ilirjanin, për faktin se nuk është vetëm kolegë në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe kolegë në profesion. “Në ditët në vijim më tepër do të flasë puna”, theksoi Felaj.

 

Share it :