Ekipet e mëdha që kanë dështuar në Kupën e Botës

Italia-ne-lot-pas-humbjes-ne-finale-Spanje-Itali-4-0-2Shumë ekipe kombëtare kanë pasur skuadra mjaft të mira në periudha të ndryshme. Mirëpo pavarësisht nga emrat e mëdhenj, nuk kanë arritur që të rrëmbejnë Kupën e Botës

 

Ja zhgënjimet më të mëdha:

 

 12) Brazil 2014

Pesë herë kampionët e botës ishin favoritët për të fituar. Kjo pasi luanin ne vendin e tyre, kishin një komb të tërë në mbështetje dhe një skuadër me shumë emra. Mirëpo Seleçao u shpartallua nga gjermanët me rezultatin 1-7. Skuadra e Skolarit u shpërfytyrua në një mënyrë që asnjë nuk e besonte. Pancerat u treguan mjaft të zotë para portës dhe arritën t’i mposhtnin në çdo aspekt. Kjo solli edhe kapitullimin e favoritëve.

 

11) Italia, 2010

Axurrët ishin kampionët në fuqi të Kupës së Botës. Në 2006-ën, italianët arritën që të shpalleshin kampion, por në vitin 2010, Bufoni me shokë u detyruan ta shikonin veten e tyre të eliminuar që në fazën në grupe. Një ekip pa ide dhe organizim që nuk arriti të kalonte sipër Sllovakisë që i bëri surprizën e madhe.

 

10) Argjentina, 2006

Kampionët e vitit 1986 u futën në Botërorin e 20 viteve më vonë në Gjermani si një skuadër pretendente, por nuk arritën dot të ecnin gjatë. Me lojtarë të shquar si Tevez, Rodriguez dhe Mesi, Rikelme apo Krespo, Argjentina realizoi një nga dështimet më të mëdha. I eliminoi Gjermania në 16-she.

 

9) Brazili, 1950

Eliminimi i Brazilit solli një traumë për këtë komb, aq sa nisi të krahasohej me Hiroshimën. Një shkrimtar brazilian shkruante se Uruguai shkaktoi Hiroshimën në Brazil, kur fitoi në finalen e Kupës së Botës më 1950. Brazili kishte shënuar 21 gola gjate turneut dhe dukej kampione, por Uruguai ngriti trofeun, pas fitores 2-1 në Brazil, ku u zhvillua Botërori.

 

8) Portugalia, 1966

Benfika ishte klubi më i mirë në Evropë në ato vite. Sukseset e ekipeve portugeze e kthyen Portugalinë në favorite për Kupën e Botës 1966. Kujtohet se ekipi i Eusebios përmbysi humbjen me Korenë e Veriut nga 3-0 në 5-3. Përballë Anglisë së Bobi Çarltonit erdhi eliminimi në gjysmëfinale.

 

7) Franca, 1982

Pas një fillimi të dobët dhe humbjes 3-1 nga Anglia, Franca me Platininë, Zhiresin dhe Tigananë dukej e pamposhtur dhe favorite për Kupën e Botes. Franca u ndesh me Gjermaninë Perëndimore dhe u duk shumë pranë finales, por gjermanët barazuan dhe fituan në kohë shtesë, duke i eliminuar.

 

6) Jugosllavia, 1994

Jugosllavia nuk mori pjesë në Botërorin e vitit 1994. Pas luftës ajo u shpërbë në shtete të tjera, si Bosnja, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Por para shpërbërjes dukej skuadra më e fortë në botë, me lojtarë si Stojkoviç, Boban, Saviçeviç, Shuker, Pançev, Mihajloviç etj. Në finale shkoi Italia pa shumë pretendime, me Brazilin që gjithashtu nuk dukej favorit për në Botëror.

 

5) Italia, 1978

Besojeni ose jo, Italia e vitit 1978 ishte superiore për të fituar finalen e Kupës së Botës. Nëntë lojtarë të kombëtares së Italisë ishin pjesë e Juventusit që po dominonte futbollin italian. Xofi, Shirea, Xhentile, Kabrini, Tardeli dhe Beneti përbënin një grup të mrekullueshëm, me Betegën në sulm. Por Holanda i mundi me rezultat të thellë dhe i eliminoi nga turneu.

 

4) Italia, 1990

Italia u fut në finalet e Kupës së Botës 1990 si pritëse e turneut dhe favorite kryesore për të fituar finalet. Zenga, Ferri, Barezi, Bergomi dhe Maldini dhe me mesfushë të kompletuar me Baxhon, Donadonin dhe Xhaninin, Italia u eliminua papritur pas humbjes 2-1 në gjysmëfinale, nga Argjentina e Maradonës.

 

3) Holanda, 1974

Kush mund ta harrojë Rinus Mishelsin dhe teorinë e tij të “futbollit total”. Fakti që Holanda dështoi për të fituar finalet e Kupës së Botës është akoma një temë diskutimi dhe burim që shkakton dëshpërim për shumë të pasionuar pas futbollit. Holanda e ’74 konsiderohet edhe sot e kësaj dite ekipi magjik, që ka luajtur ndonjëherë në finalet e Kupës së Botës. Krujfi me shokë shkuan në finale pa llogaritur asnjë kundërshtar dhe pësuan një humbje të hidhur në fund me të zotët e shtëpisë, 2-1.

 

2) Hungaria, 1954

Hungaria e jashtëzakonshme e ‘54-ës udhëtoi drejt Bernës si pretendentë për të fituar finalen e vitit 1954, ndaj Gjermanisë Perëndimore. Pas 31 ndeshjeve pa u mundur, ku kishte fituar 6-3 ndaj Anglisë, Hungaria u mund 4-2 nga Gjermania Perëndimore në finale. Këtë të fundit e kishte mundur në grup, me rezultatin 8-2. Ferenc Pushkash nuk do të harrohet lehtë.

 

1) Brazili, 1982

Ka një kufi të ngushtë mes Hungarisë që bënte diferencën kundrejt rivalëve në ‘54 dhe Brazilit në ‘82. Shumë njerëz besojnë së skuadra braziliane e vitit 1982 ishte shumë herë më e fortë se ajo e vitit ‘70, kur u shpall kampione e botës. Sokrates, Falkao, Eder Xhunior dhe Çerezo formonin një grup të jashtëzakonshëm, që nuk mundi dot të shkonte në finale.

 

 

Share it :