Si ndahen 19.700 kuotat e lira në universitete/ Ulen pranimet, rriten tarifat për të gjitha degët

Driçim Çaka

 uptUlje drastike e kuotave, një vit më parë qeveria miratoi 31 mijë hyrje të reja

 Tarifat për programet e studimit rriten nga 50-80%, MAS: Kërkesë e universiteteve

 Publikohen kuotat e pranimit për vitin akademik 2014-2015. Ministrja e Arsimit i ka propozuar qeverisë që të miratojë 19 726 vende të lira, të cilat do të ndahen mes 274 programeve të studimit. Në krahasim me një vit më parë kuotat e pranimit kanë pësuar një rënie drastike nga 30 mijë në 19 mijë e 700. “Në kuotat e propozuara janë marrë parasysh këto faktor:kërkesat e vetë universiteteve bazuar në kapacitetet e tyre pritëse, analiza e programeve me performancë të ulët nga viti akademik 2013-14, analiza e programeve me numër të ulët të studentëve të regjistruar në vitin akademik 2013-2014 si edhe gjetjet paraprake të inspektimeve të kryera në IAL në kuadër të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë (VKL)”, – shprehen Ministria e Arsimit në njoftimin e saj. MAS ka konfirmuar se pranimi në universitete do të bëhet nëpërmjet dy formularëve A2 dhe A3. Pasi do të plotësohet A2 do kryhet procesi i regjistrimit dhe shpallja e fituesve. Regjistrimi i fituesve bëhet në dy faza. Faze e parë është regjistrimi online, ndërsa në fazën e dytë bëhet regjistrimi me dokumentacion fizikisht në sekretaritë e IAL-ve. “Kuotat, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit vetëm në ato programe studimi ku pranimi nuk cenon parimin e “Meritës”. Shpërndarja e kuotave realizohet nëpërmjet plotësimit të formularit të ri të aplikimit A3, sipas preferencave të kandidatëve mbështetur në VKM-në përkatëse”, – thekson Ministria e Arsimit. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët kanë aplikuar me formularin A2 dhe nuk figurojnë të regjistruar në asnjë program studimi edhe pas mbylljes së fazës përfundimtare të regjistrimeve.

 

 Tarifat

Tarifat e studimit për çdo program kanë pësuar një rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e kaluara. Tarifat, sipas MAS, janë përcaktuar duke u bazuar në propozimet dhe kërkesat e vetë IAL-ve për tarifat e studimit por jo gjithmonë është pranuar tarifa e propozuar duke parashikuar tarifa më të ulëta se propozimet e ardhura për të mos rritur në mënyrë të ndjeshme në disa raste tarifat krahasuar me vjet. “Tarifat e studimit që rrjedhin nga implementimi i këtij projektvendimi, do të kenë një efektet financiar prej rreth 512 milionë lekë për IAL-të, çka krahasuar me vitin e kaluar akademik, parashikon një rritje prej 75.2 milion lekë më shumë për IAL-të të ardhura këto nga rritja e tarifës mesatare vjetore të studimit. Këto të ardhura do të rrisin mundësinë e IAL-ve publike, për rritjen e kapaciteteve mësimdhënëse dhe kërkimore-shkencore, pajisjen me laboratorë kërkimorë, dhe për investimin e individëve në arsimin e lartë publik. “Tarifat janë përcaktuar duke u bazuar në propozimet dhe kërkesat e vetë IAL-ve për tarifat e studimit, por jo gjithmonë është pranuar tarifa e propozuar duke parashikuar tarifa më të ulëta se propozimet e ardhura për të mos rritur në mënyrë të ndjeshme në disa raste tarifat krahasuar me vjet. Marrja parasysh e kërkesave dhe propozimeve të tarifave nga IAL-të është në respekt dhe të autonomisë universitare për të garantuar një mësimdhënie cilësorë dhe standarde më të mira në mësimdhënie dhe kërkim shkencor”, – thuhet në njoftimin e MAS. Përjashtimi nga tarifa e studimit do të ketë vetëm për disa kategori të veçanta, të cilat do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

ISHIN

 1. Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2013 – 2014, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, janë 31 030, të ndara, si më poshtë vijon:

a)Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, si dhe për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë                                                               30 130

b) Kuota për program të dytë studimi                                           300

c) Kuota për transferim studimesh                                                           500

ç) Kuota për shtetasit e huaj                                                                      100

2. Kuota e pranimeve të reja, sipas shkronjës “a” përbëhet nga:

a) Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit  29 390

b) Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit                   700

c) Kuotat për të verbrit (të veçanta)                                                           20

d) Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët                             20

 

BËHEN

 a)Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë,

në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe për

programet e integruara të studimit të ciklit të dytë                                              19,166

b)Kuota për program të dytë studimi                                                                    200

c)Kuota për transferim studimesh                                                                        300

ç)Kuota për shtetasit e huaj                                                                                   60

 

Këtu përfshihen dhe:

 d)Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit                                600

e) Kuotat për të verbrit                                                                                 15

f) Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët                                                      20

g) Kuotat për invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë                                            15

 j) Kuotat për jetimët                                                                                      15

 

 

 

 

Share it :