Plot tre vite nga humbja e Amy Winehouse, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër, “Indipendent” ka publikuar një intervistë të pabotuar kurrë më parë. Tashmë bota ka humbur një nga zërat më të bukur të historisë së muzikës soul. Intervistën Amy e kishte dhënë në vitin 2004, nga ku kishte folur për projektet e ardhshme, në lidhje me karrierën por edhe për jetën private. “Pas 10 vjetësh do jem 30-vjeçe, sigurisht që deri në atë kohë do të jem martuar dhe e shoh veten time nënë e një fëmije, shpresoj që të jem një nënë e mirë”, kishte deklaruar Winehouse për “Indipendent”. Ajo kishte dëshirë për të krijuar një familje të madhe dhe se dëshironte pesë fëmijë. Më e trishtueshme është fakti se ajo duket sikur e kishte parandier fundin e saj. “Do të doja të mbahem mend si një këngëtare, e cila nuk ishte e kënaqur”.
Ja si e feston ditëlindjen Charisma Carpenter…
Është një mënyrë se si të festosh 44 vjetorin e lindjes. E zhveshur plotësisht, aktorja e filmit shumë të njohur ‘Byffu The Vampire Slayers’ të mërkurën ka postuar në Twitter fotografinë në të cilën ajo ishte nudo, para 170 mijë ndjekësve të saj në rrjetin social.Aktorja Charisma Carpenter, tregoi fizikun e saj të mrekullueshëm, teksa shikonte për nga dritarja.
Rita Ora mbulohet me ar
Ajo asnjëherë nuk ka veshur rroba të zakonshme në skenë. Edhe kësaj here Rita Ora ka shkëlqyer me kuptimin e plotë të fjalës teksa ka performuar në skenën e Blue Balls Festival në Zvicër. Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë argjendi të shndërritshme dhe flokët e saj bjondë i kishte zbukuruar me fije gold.
Bum klikimesh për “selfie-n” e parë të mbretëreshës
Një “selfie” nga Mbretëresha Elizabeth II, tashmë ka marrë me mijëra klikime, pasi ajo është realizuar nga dy vajza, të cilat ishin në kohën dhe vendin e duhur. Gjithçka nuk ka qënë një rastësi, ndonëse mretëresha e ndodhur para kameras, vetëm ka buzëqeshur. Mbretëresha Elizabeth II është përfshirë në një “selfie” të një lojtareje australiane të hokejit. Jayde Taylor bëri një “selfie” me shoqen e saj Brooke Peris, në qendrën e hokejit në Glasgou, ndërsa pas tyre gjendej mbretëresha britanike. “Aaaahhh, fotografia e mbretëreshës na bombardoi “selfien”, ka shkruar Jayde në rrjetet sociale.
Modeli Pejic bëhet femër
Andrej Pejiç është një emër i famshëm në botën e modës. Boshnjaku me nënshtetësi australiane e ngriti reputacionin e tij për shkak të pamjes si femër. 22- vjeçari ka dalë shumë herë në pasarala, për të ekspozuar koleksionet e femrave, por edhe të meshkujve.Por ai ka bërë të ditur se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë dhe tani është femër.Duke folur për Style.com, Pejiç tha se tani e tutje do quhet Andreja dhe do të modelojë vetëm si femër.Modeli androgjen u zbulua kur punonte në një McDonald’s.“E kisha kuptuar që herët, kur isha vetëm 13 vjeç, me ndihmën e internetit, se kush isha. E dija që tranzicioni nga mashkull në femër ishte diçka që kisha nevojë ta bëja,” tha serbo- boshnjaku.




