Shkencëtarët nga Universiteti Warwick i Anglisë dhe Universiteti i Minessotas, SHBA, argumentojnë se shtimi i parave nuk mund të na bëjë të lumtur. Deri tani, ne e dinim se paratë vetëm, nuk mund të na bëjnë të lumtur, por rritja në financat tona, sigurisht na jep një gëzim. Megjithatë, shkencëtarët nga Universiteti Warwick i Anglisë dhe Universiteti i Minessotas, SHBA, argumentojnë se shtimi i parave nuk mund të na bëjë të lumtur, në qoftë se kemi disa karakteristika të veçanta të personalitetit. Këto karakteristika mund të ndikojnë negativisht, në mënyrën se si i shohim të ardhurat tona dhe kënaqësinë që na ofrojnë. Për shembull, sipas ekonomistit profesor Eugenio Porto, individët neurotikë mund ta shohin një rritje të pagës ose një rritje në të ardhurat e tyre si një dështim, nëse nuk janë aq të larta, sa ata do donin. Hulumtuesit duan të nxjerrin në pah se njerëzit shpesh përballen me paranë jo si me një mjet për një jetë më të rehatshme, por e shohin atë si një mënyrë për të matur sukseset apo dështimet. Profesor Eugenio Porto thotë se “një njeri me nivel të lartë neurotik e sheh rritjen e të ardhurave si një mënyrë për matjen e suksesit. Nëse fitojnë pak para, atëherë një rritje page në të vërtetë i kënaq, sepse e interpretojnë si një arritje. Nga ana tjetër nëse kanë një pagë të lartë, atëherë mund të mendojnë se rritja është më poshtë pritshmërive së tyre. E interpretojnë pjesërisht si një dështim dhe nuk ndihen të kënaqur nga ajo”. Porto thekson se sjellja nervoze karakterizon ata që kanë prirje më shumë në ngarkesa emocionale negative si agresioni, zemërimi dhe depresioni.
Vaji i peshkut, zgjidhje e shëndetshme për diabetikët
Njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti këshillohet të marrin sasi shtesë të vajit të peshkut. Personat që vuajnë nga diabeti i llojit II kanë nivel të rritur të lipideve në gjak, ndërsa po ashtu edhe nivele më të ulëta të HDL kolesterolit (kolesterolit të mirë). Por, studimet kanë treguar se personat me diabet të cilët kishin konsumuar rreth katër gramë vaj peshku çdo ditë, kishin pasur nivel më të ulët të trigecerideve se që kanë pasur normalisht. Personat po ashtu kanë pasur një ulje të kolesterolit LDL dhe rritje të atij HDL. Andaj, peshqit me përmbajte të lartë të yndyrave, si skumbria ose salmoni, janë një zgjidhje e shëndetshme për këtë grup njerëzish. Nëse nuk konsumoni peshq, zgjidhja tjetër e mirë është të konsumoni vaj të peshkut në formë të suplementëve (tabletave ose shurupeve).
Buka e bardhë, jo më shumë se pesë feta në ditë
Studimet spanjolle vërtetojnë edhe një herë supozimet se buka e përbërë nga mielli i bardhë është një rrezik i vërtetë për linjat e trupit. Sipas kërkuesve nga Universiteti i Navarras, të cilët për pesë vite kishin analizuar afro 1000 persona të moshës së re, buka e bardhë është cilësuar si “bombë” sheqeri. Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin konsumuar më shumë se dy racione buke të bardhë në ditë (pesë deri në gjashtë feta buke), ishin 40 për qind më të prirë për t’u bërë të mbipeshë ose obezë. Studiuesit thonë se buka e bardhë nuk ka vlera ushqyese, pasi asaj i mungojnë vitaminat, mineralet dhe fibrat. Në vend të saj ata këshillojnë konsumimin e bukës së zezë, të përbërë nga drithëra të plota, që është e pasur me fibra, rregullon tretjen e ushqimit dhe ndihmon në kontrollimin e peshës trupore.





