Një 15-vjeçar nga Durrësi është plagosur sot aksidentalisht nga një bashkëmoshatar i tij. Sipas policisë së qytetit bregdetar adoleshenti me iniciale K.M ka marrë një plumb në shpatull. Policia bën me dije, se ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes, 17-vjecarin që ishte shoku i tij. Dy adoleshentët kanë qënë duke luajtur në momentin që është shkrehur arma tip pistoletë TT. Policia deklaron se ngjajra është aksidentale, ndërsa po hetohet se si arma e krimit ka përfunduar në duart e dy të rinjve. 15-vjecari i plagosur është transportuar menjëherë në spital dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.




