Përplaset për vdekje këmbësori nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Pajovë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites së sotme, ndërsa nuk dihet identiteti i viktimës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
Blutë janë vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit që përplasi këmbësorin, i cili mësohet se është larguar me shpejtësi nga vendgjarja.





