Nëna vrasëse
Bëhet fjalë për një vajzë që quhej Ashley. Në moshën 20 vjeçe, ajo martohet dhe pas dy vjetësh, lind një fëmijë. Tashmë ata ishin një familje e lumtur që përbëhej nga tre persona. Megjithatë, kjo lumturi vazhdon deri në Dt:06.06.1966 kur në orën 6 të mëngjesit, Ashley vret fëmijën e saj duke e copëtuar atë dhe duke ja ndarë gjymtyrët në copa. Ashley arrestohet nga policia për krimin makabër dhe nga të gjithë u kërkua dënimi me vdekje për të duke mos u konsideruar më si një njeri, por si një bishë. Ashley thoshte gjithnjë që ka qënë e urdhëruar nga mbreti i saj ta bënte këtë veprim dhe nuk mund t’i mohonte atij dhuratën që i kishte kërkuar, edhe pse dhurata ishte fëmija i saj. Pas 5 vjetësh ajo lirohet nga burgu duke rezultuar nga mjekët si e sëmurë psikologjikisht. Ajo qëndron tre vjet në një spital psikiatrik dhe më pas, nga testet që i bëjnë, atë e nxjerrin një person pa probleme. Ajo shpërngulet nga qyteti i saj dhe shkon të jetojë diku tjetër, ku njihet me një person, me të cilin edhe martohet. Kishin kaluar rreth 10 vjet kur Ashley priste sërish të bëhej nënë. Nuk kalojnë as 4 muaj nga lindja dhe në Dt:06.06.1976 në orën 6 të mëngjesit historia përsëritet duke bërë sërish të njëjtën gjë me fëmijën e saj të dytë. Ashley përsërit krimin makabër të bërë fiks 10 vjet më parë, duke vrarë fëmijën e saj 4 muajshe. Ato që deklaronte pas vrasjes ishin po të njëjtat që kishte deklaruar 10 vjet më parë. Një muaj më pas, në një takim në polici, i shoqi gjen mënyrën për ta vrarë atë duke thënë që ajo ishte mishërimi i djallit. Pas vdekjes së Ashleyt thuhet që në lagjen e vogël ku jetonte, shfaqej shumë shpesh një hije e zezë në oborret e shtëpive ku kishte fëmijë të vegjël deri në moshën 1 vjeç. Pas këtyre ndodhive, pothuaj 90% e banorëve shpërngulen nga lagja e mallkuar. Thuhet se edhe sot e kësaj dite, lagja periferike është e shkretë dhe në të jetojnë shumë pak banorë. Gjithashtu thuhet se në çdo përvjetor të vrasjes së fëmijëve të saj, varri i saj gjendet i mbuluar nga gjarpërinj të zinj.
Anija misterzjoze
Mary Celeste përmëndet si anije fantazmë, me situata të çuditshme, ku ekuipazhi u zhduk pa lënë gjurmë. Në 1872, anija Mary Celeste ishte një nga anijet më moderne të kohës, me një prestigj të madh dhe një ndër anijet më të respektuara. Në 7 nëntor, anija u nis nga qyteti i Neë Yorkut për në Genoa. Ky ishte një udhëtim i përsosur, ku kapiteni udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën së bashku me tetë veta ekuipazh të tjerë në bord. Çdo gjë shkoi normal derisa, pas disa ditësh, u raportua të kishte humbur. Kishte dhjetë ditë që kishte humbur komunikimin dhe askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur deri kur një tjetër anije qe quhej “BRIC-gotë birre” (anija tjeter quhej BRIC-gotë birre) kaloi pranë Mary Celeste nëpër ujërat e Gjilbraltarit (ngushtica që ndan Europën me Afrikën, përkatësisht Spanjën me Marokun). Menjëherë kapiteni i anijes “BRIC-gotë birre” që kërkonte anijen Mary Celeste iu afrua anijes duke bërë thirrje për të parë nëse kishte njerëz në bord. Duke mos marrë asnjë përgjigje, vendosi të hipte personalisht në të dhe të shihte çfarë kishte ndodhur, por më pas e kuptoi se anija Mary Celeste ishte bosh. Gjithsesi, diçka të çuditshme panë sytë e tij! Të gjitha gjërat ishin në mënyrë të përsosur, bizhuteritë me vlerë ishin të paprekura dhe duke marrë parasysh se anija transportonte mallra të ndryshme, çdo gjë ishte në vëndin e vet. Ato që kishte parë me sytë e tij gjatë kohës që ishte në bordin e Mary Celeste ishin mjaft të çuditshme! Vështirë të besohej. Ku janë banorët e Mary Celeste? Nëse ata do të kishin qënë viktima të ndonjë sulmi nuk do të ishte e mundur që anija të ishte aq e freskët, sikur të ishte e papërdorur dhe sendet nuk do të ishin të vendosura në vëndet e tyre. Anija “BRIC-gotë birre” menjëherë filloi një hetim. Ishin disa hipoteza dhe të gjitha kishin për qëllim të sqaronin se çfarë i kishte ndodhur stafit. Por më pas, duke mos gjetur shpjegime të arsyeshme, filloi teoria paranormale. Ata thanë se njerëzit janë marrë nga disa anije të tjera misterioze që nuk lënë gjurmë. Deri tani nuk ka patur një shpjegim të arsyeshëm që mund të sqarojë se çfarë ka ndodhur me anijen misterioze dhe që nga ajo ditë anija Mary Celeste ka fituar emrin e anijes fantazmë. Çfarë ndodhi me stafin e Mary Celeste? Çfarë ndodhi me ekuipazhin e anijes? Ku janë njerëzit që udhëtonin në këtë anije? Këto janë pyetje që mbeten pa një përgjigje konkrete.
Fshati ku ka vetëm xhuxh
Yangsi është fshati që tashmë ka hyrë në histori si fshati i xhuxheve, një vend misterioz që deri tani ka lënë pa gojë edhe vetë shkencëtarët. Aktualisht, 36 nga 80 banorët e këtij fshati mund të quhen me të vërtetë xhuxhe. Kjo përqindje është shumë e larte. Sipas legjendës që qarkullon në këto anë, qetësia e fshatareve është prishur një ditë vere shumë vitë më parë, kur një sëmundje goditi fëmijët e moshës 5 deri në 7 vjeç. Pas kësaj dite, këta fëmijë do të pushonin se rrituri duke mbajtur të njëjtën gjatësi për të gjithë pjesën tjetër të jetës se tyre, madje disa duke pësuar edhe dëmtime të tjera. Nga të dhënat arkivore, në vitin 1951 në këtë fshat numëroheshin 119 raste me këtë sëmundje dhe më pas ajo është transmetuar nga njeri brez në tjetrin. Shkencëtarët kane vizituar fshatin hërë pas here por nuk kanë mundur të identifikojnë ndonjë arsye të qenësishme dhe situata mbetet po aq e mistershme sa edhe në origjinë. Në vitin 1997 u dyshua se në themel të misterit qëndron prezenca e merkurit në terrenin e fshatit, por kjo nuk u arrit të provohet me fakte bindëse. Por nga ana e tyre fshataret kanë filluar të përpunojnë besimin se fshati i tyre është sulmuar nga forcat e se keqes, dhe fantazojnë arsye të ndryshme, njëra prej të cilëve është dhe hakmarrja e të pareve të tyre, të cilat nuk kanë qenë të kënaqur me procesin e varrimit të tyre. Një tjetër arsye është ajo që lidhet me breshkën e zeze, të cilën banoret e zonës e kanë gatuar dhe ngrënë. Gjithsesi, misteri mbetet dhe ndoshta do të kalojnë edhe shumë vite të tjera pa u zgjidhur.





