Zbulohet drogë në autobusin e linjës Tiranë – Milano

Droge-300x139Një sasi afro 3.4 kilogram lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia në kufij me Muriqanin.

Droga është gjetur në një autobus të linjës Tiranë – Milano.

Policia ka arrestuar, Andrea Çakuli 25 – vjeç dhe Viktor Ndoka 38 – vjeç.

Dy të arrestuarit janë menaxherë të një Agjencie Turistike.

Policia tha se lënda narkotike u gjet e mbështjellë në dy pako.

Nga hetimet e para ka rezultuar se 38 – vjeçari, Ndoka i kishte kërkuar, Çakulit të transportonte pakot me marijuanë në Itali.

Ndërkohë policia po punon për idnetifikimin e të tjerë përsonave që mund të jënë përfshirë në këtë trafik.

Share it :