Mbrëmjen e lënë pas, Belgjika skualifikoi nga botërori ekipin e futbollit brazilian.
Por lidhur me futbollistin Neymar, e ftuar në “Top Arena”, gazetarja Xhesika Trola, ka treguar një takim me të.
Para disa vitesh ajo e ka takuar Neymar në Ibiza, teksa ndodhej me pushime.
Xhesika ka treguar se i ka kërkuar një fotografi futbollistit, por reagimi i tij e ka lënë të zhgënjyer.
Kjo pasi Trola tha se, Neymar as që ishte çuar në këmbë kur kishin bërë foton, duke e cilësuar si një sjellje arrogante prej futbollistit.
“Kërkova të bëja një foto me të, por ishte arrogant qysh atëherë dhe as denjoi të çohej në këmbë, por qëndroi më karrige i ulur. Asokohe kishte edhe një të dashur shumë xheloze që nuk e linte të bënte asgjë”, tha gazetarja.




