Gjermania ka arritur një fitore të pabesueshme ndaj Brazilit dhe shkon në finalen e Botërorit.
Kur kishin kaluar vetëm 30 minuta lojë, gjermanët kryesonin 5-0.
Ka qenë Tomas Myler ai që ka shënuar që në minutën e ’11, por drama për brazilianët do të ndodhte brenda gjashtë minutave.
Nga minuta e ’23 deri në minutën e ’29, ata kanë pësuar plot katër gola.
Mes shënuesve ka qenë edhe Miroslav Klose, që tashmë hyn në histori si lojtari që ka shënuar më shumë gola në Kampionatet Botërore.
Golat e tjerë u shënuar nga Kros dy herë dhe Khedira.
Në pjesën e dytë gjermanët kanë shënuar edhe dy herë të tjera me Shurlen, ndërsa Oskar ka shënuar golin e vetëm të brazilianëve.
Brazilianët, përveçse mungesave të Neimar dhe Tiago Silvës, duket se janë tradhtuar edhe nga emocionet, pasi sapo kanë kaluar në disavantazh të dyfishtë, e kanë lënë pothuajse ndeshjen, duke bërë gabime amatoreske.
Gjermania nga ana tjetër është treguar e pamëshirshme dhe tashmë pret se me kë do të ndeshet në finale.





