Plagosja e djalit të prezantueses italiane/ Dalin pamjet nga arrestimet e dy shqiptarëve (VIDEO)

Dy shqiptarë arrestohen për vrasje në tentativë të djalit të prezantueses të famshme.

Policia italiane ka arrestuar dy qytetarët shqiptarë e dy italianë si të dyshuar për vrasjen në tentativë të Niccolò Bettarinit.

Ai është djali i prezantueses së njohur televizive Simona Ventura dhe ish-futbollistit Stefano Bettarini.

Dy shqiptarët janë të moshës 23 e 29 vjeç, ndërsa italianët 24 e 29.

Të katër dyshohen si autorë të sulmit kundër 19-vjeçarit, kryer në orët e para të së dielës para diskotekës Old Fashion në Milano.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :